Home / Sport / Renova pret Metalurgun, Shkëndija mysafire e Napredokut

Renova pret Metalurgun, Shkëndija mysafire e Napredokut

Pas pauzës dy javore për shkak të obliugimeve që kishin skuadrat kombëtare në eliminatoret për Kampionatin Europian të vitit 2012, ekipet e kampionatit elitar të Maqedonisë, sot do të zhvillojnë ndeshjet e javës së 10-të. Kryendeshja e javës do të zhvillohet në Tetovë, ku Renova ndeshet me Metalurgun. Në Turnovë, Horizonti pret Rabotniçkin, ndërsa Napredoku para tifozëve të vet do të kërkojë të ndal hovin e liderit të renditjes, Shkëndijës.

Renova dhe Metalurgu do të përballen në derbin i javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Ky takim në të cilin do të përplasen dy ekipe që gjatë verës prezantuan Maqedoninë në garat ndërkombëtare, pritet të sjellë futboll cilësor, duke patur parasysh se të dyja taboret kanë ambicie të mëdha në këtë sezon. Renova dalëngadalë rrikthehet pas “shokut” që përjetoi në kuadër të Kupës, ku u eliminua nga Vardari, pasi në kuadër të javës së 9-të luajti baraz në fushë të Rabotniçkit, madje duke treguar në pjesën e dytë paraqitjen më të mirë në këtë sezon. Tani ata kërkojnë tre pikë, për të marrë kreun e renditjes, gjithnjë duke shpresuar në gabim të Shkëndijës përballë Napredokut.

“Pauza në kampionat ishte e mirëseardhur për ne dhe mendoj se të njëjtën e kemi shfrytëzuar maksimalisht. Ne jemi të bindur në cilësinë që posedojmë dhe do të tetntojmë që në vazhdim të kampionatit të sjellim paraqitje edhe më të mira. Sot përballë kemi Metalurgun, skuadër shumë cilësore, të cilën e respektojmë maksimalisht, mirëpo zgjidhja jonë janë vetëm tre pikët. Nëse të gjithë japim maksimumin dhe përmbushim kërkesat e stafit teknik, s’kam dyshim se fitorja do të na takojë neve”, – i bindur në sukses, deklaroi mesfushroi i Renovës, Agron Memedi.

Edhe përkundër planeve të kampionëve në fuqi, skuadra nga Autokomanda e Shkupit paralajmëron se në Tetovë udhëtojnë me ambicie për rezultat pozitiv, duke shpresuar që me sukses eventual të rrikthejë pozitën e parë, të humbur para disa javëve.

Shëkndija e Tetovës udhëton drejt Kërçovës në kërkim të tre pikëve për të ruajtur kreun e renditjes. Në këtë drejtim “kuq e zinjtë” do të kenë hendikep disa mungesa të rëndësishme në formacion. Berisha është jashtë kombinimit për shkak të kartonave të verdhë, ndërsa thuajse e sigurtë është mungesa e Nuhiut, për shkak të lëndimit. Ndërkohë për arsye të njëjta në dyshim është paraqitja e Hasanit, Huseinit dhe Abdullait.

“Kemi probleme me futbollistë të lënduar, por mendoj se kemi të tjerë në të cilët mund të llogarisim në çdo kohë. Shpresojmë që të paktën dy prej futbollistëve të lënduar të rikuperohen në kohë për përballjen me Napredokun. Megjithatë përsërisë se pa marë parsysh të gjithë këto faktorë, në nga ky takim kërkojmë tre pikë”, – tha drejtori i Shkëndijës, Besir Shaqiri.

Një derbi tjetër do të zhvillohet në Turnovë, kur Horizonti pret Rabotniçkin, në duelin e skuadrave që kanë ambice për kreun e tabelës. Vardari dhe Bregallnica do të ndeshen në derbin e fundit të tabelës, Skopje pret Teteksin, ndërsa Pelisteri shpreson të arkëtojë tre pikë nga dueli me Sileksin.

Dyshet e javës së 10-të:
Renova-Metalurgu,
Napredoku-Shkëndija,
Horizonti-Rabotniçki,
Vardari-Bregallnica,
Skopje-Teteksi,
Pelisteri-Sileksi.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *