Home / Sport / RENOVA TRIUMFOI NË MANASTIR

RENOVA TRIUMFOI NË MANASTIR

Pas zhvillimit të pesë ndeshjeve të javës së 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, kryesimin e renditjes e kanë marrë Metalurgu dhe Renova me nga 22 pikë, një më shumë se Shkëndija që ka për të zhvillua takimin e shtyrë me Teteksin. Xhepcishtasit fituan 1:0 në fushë të Pelisterit, ndërsa me të njëjtin rezultat Metalurgu mundi Vardarin.

Skuadra e Renovës ka arritur fitore minimale por shumë të vlefshme në Manastir, në përballjen me Pelisterin. “Gjipspunuesit” fituan 1:0 me golin e Jancevskit në minutën e 47-të të takimit, duke marrë tre pikë të cilat Renovën e ngrisin në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe lideri i renditjes Metalurgu. Vlen të ceket se skuadra e re e Peliserit ndeshjen e hapi shumë motivuar dhe vazhdimisht sulmonin portën e Elezit. Ata madje kishin disa raste të mira, kur në një rast goditën shtyllën, ndërsa humbën edhe një penalti. Dhe kur nuk shënon, atëherë sigurisht do të pësosh dhe kjo e gjeti Pelisterin, kur vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë Jancevski dërgoi topin në rrjetën e vendasve. Deri në fund Pelisteri tentoi të rrikthehet në lojë, mirëpo skuadra e Renovës me pjekuri të madhe drejtoi takimin drej fundit dhe me meritë mori tre pikë të mëdha në luftën për kreun e tabelës. Metalurgu me një gol të vetëm fitoi ndaj Vardarit, që ishte e mjaftueshme për të marrë kryesimin e renditjes, duke shfrytëzuar shtyrjen e duelit Teteksi-Shkëndija. Bregallnica dhe Napredoku zhvilluan një ndeshje interesante me 6-të gola të shënuar, katër prej të cilëve në rrjetën e miqve. Skuadra e Horizontin për herë të parë në këtë sezon shënon gol në teren mysafir dhe kjo gjë u solli tre pikët e para si udhëtues. Horizonti me fitoren 2:0 mundi Sileksin, që nuk kishte pësuar 6-të takime me rradhë, ndërsa në katër përballjet e fundit fituan Metalurgun, Rabotnickin, Pelisterin dhe Renovën.

Rezultatet e javës së 12-të:
Bregalnica 4-2 Napredok
Metalurg 1-0 Vardar
Pelister 0-1 Renova
Sileks 0-2 Horizont Turnova
Rabotnicki 1-1 Skopje
Teteks – Shkëndija

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *