Home / Lajme / Maqedoni / “Republika e Maqedonisë së Vardarit” e pranueshme për PASOK dhe Nea Demokratia

“Republika e Maqedonisë së Vardarit” e pranueshme për PASOK dhe Nea Demokratia

25 tetor-
Liderët e dy partive më të mëdha, Jorgos Papandreu i PASOK-ut dhe Andonis Samaras i Nea Demokratia janë dakorduar për ti dhënë dritë jeshile propozimit Republika e Maqedonisë së Vardarit”, deklaroi Karaxhaferis në një takim me elektoratin e tij në Larisa.

Propozimi i emrit “Republika e Maqedonisë së Vardarit” është pranuar nga dy partitë e mëdha greke PASOK dhe Demokracia e Re, deklaroi lideri i partisë nacionaliste greke LAOS, Jorgos Karaxhaferis.

“Liderët e dy partive më të mëdha, Jorgos Papandreu i PASOK-ut dhe Andonis Samaras i Nea Demokratia janë dakorduar për ti dhënë dritë jeshile propozimit Republika e Maqedonisë së Vardarit”, deklaroi Karaxhaferis në një takim me elektoratin e tij në Larisa.

Sipas tij, pritet që ky propozim a do të jetë i pranueshëm për kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski.

“Në të ardhmen pranimi i këtij propozimi do të sjellë tek nacionalizmi dhe pretendimet territoriale nga pala tjetër”, theksoi lideri i partisë LAOS, i cili ka ashpërsuar fjalorin e tij në fushatën për zgjedhjet lokale që po mbahet në Greqi.

Procesi i zgjidhjes së kontestit të emrit pritet të përfshihet në agjendën e autoriteteve greke menjëherë pas zgjedhjeve lokale të caktuara më 7 nëntor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *