Home / Lajme / Maqedoni / Rindërtohet Xhamia Gam Gam

Rindërtohet Xhamia Gam Gam

19 tetor-
Xhamia ndërtohet me vetëkontributin e xhematit të kësja XHamie, ndërsa ka mbështetje edhe nga ana e bashkësisë Fetare Islame të Maqedoni, në krye me reis ulema Sulejman Efendi Rexhepi dhe komuna e Tetovës në krye me Sadi Bexhetin.Ndryshe, ndërtimi i xhamisë do të kushtojë rreth 200 mijë euro, me një minaret ndërsa dimenazionet janë 650 metra katrorë

Me një manifestim solemn sot në Tetovë, është vendosur gurrthemeli i rindërtimit të Xhamisë Gam GAM.

Për të përuruar punët rreth rindërtimit të kësaj Xhamie sot kanë marrë pjesë krerërt më të lartë të Bashkësisë fetare Islame në Maqedoni, muftinia I Tetovës, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti dhe banorë të kësaj lagje.

Xhamia ndërtohet me vetëkontributin e xhematit të kësja XHamie, ndërsa ka mbështetje edhe nga ana e bashkësisë Fetare Islame të Maqedoni, në krye me reis ulema Sulejman Efendi Rexhepi dhe komuna e Tetovës në krye me Sadi Bexhetin.

Ndryshe, ndërtimi i xhamisë do të kushtojë rreth 200 mijë euro, me një minaret ndërsa dimenazionet janë 650 metra katrorë.

Këshilli organizativ i Xhamisë, në krye me Nexhati Jakupin, ka siguruar të gjitha dokumentacionet e nevojshme, falë punës së palodhshme dhe ekspeditive të autoriteteve të komunës së Tetovës e cila në kohë rekorde ka siguruar të gjitha lejet e nevojshme.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1455 ndërsa gjatë historisë ajo dy herë është rindërtuar.Ndërtimi i xhamisë pritet të përfundojë gjatë vitit të ardhshëm

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *