Home / Sport / RINIA MBROJTI NDERIN E SKUADRAVE SHQIPTARE

RINIA MBROJTI NDERIN E SKUADRAVE SHQIPTARE

Të dielën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 8-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll, në të cilën vetëm Rinia e Gostivarit ka mbrojtur nderin e skuadrave shqiptare, pasi Drita, Vllaznimi dhe Vëllzërimi pësuan disfata identike 3:0.

Në lagjen Karposh të Shkupit, skuadra nga Gostivari erdhi e motivuar maksimalisht duke kërkuar të shënojë fitore dhe në fund me plot meritë i’a arritën qëllimit. Të udhëhequr në fushë nga futbollisti me përvojë Arben Nuhiu, miqtë ishin të qartë në fushë, ndërsa avansuan në minutën e 14-të me golin e Suljemanit. Pas avatazhit të Rinisë, futbollistët e Lokomotivës u hodhën në kërkim të barazimit dhe kishin mundësi përmes Shabanit, mirëpo goditja e tij u ndal në traversë. Në pjesën e dytë Rinia u orientua në mbrojtje dhe në kundërsulme kërkonte golin që do të mbyllte takimin. Dhe ai arriti në minutën e 72-të, kur Nuhiu bukur depërtoi në krahun e djathtë duke lëshuar assist të saktë në zonën e pesëmetërshit, ndërsa aty Sulejmani nuk gaboi dhe shënoi për 2:0. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, kështu që gostivarasit i’u gëzuan fitores së parë në teren mysafir. Për dallim nga Rinia, skuadrat tjera shqiptare në Ligën e Dytë kishin paraqitje dëshpruese duke pësuar disfata bindëse. Drita ishte mysafire e 11 Oktomvrit në Prilep dhe për në Bogovinë u kthye me tre gola në rrjetë. Në këtë takim futbollistët e Dritës kanë humbur një penalti përmes Aliut, ndërsa kanë vërejtje në ndarjen e drejtësisë edhe pse në këtë drejtim ankesa kishin edhe vendasit. Edhe Vëllazërimi i Strugës kishte transfertë të vështirë në Strumicë, ku u mund 3:0 nga Bellasica. Ndërkohë më shumë këtë javë u prit nga Vllaznimi i Strugës, të cilët ishin mysafirë të Cementarnicës, skuadër kjo që deri tani nuk kishte shënuar fitore. Megjithatë ata dominuan ndaj struganëve, duke marrë në fund fitore bindëse me rezultatin 3:0. Në ndeshjet tjera spikat disfata e liderit të renditjes Miravcit 1:0 , në derbin e javës me Ohrid 2004. Tani të dyja këta skuadra ndajnë pozitën e parë me nga 16-të pikë. Euromilku fitoi 1:0 me Ohrid Loten, ndërsa Tikveshi me të njëjtin rezultat mundi Novacin.

Rezultatet:
Lokomotiva – Rinia 0:2,
11 Oktomvri – Drita 3:0,
Bellasica – Vëllazërimi 3:0,
Cementarnica – Vllaznimi 3:0,
Ohrid 2004 – Miravci 1:0,
Euromilk – Ohrid Lote 1:0,
Tikveshi – Novaci 1:0.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *