Home / Lajme / Maqedoni / Robertson: Mbajtja e Maqedonisë jashtë NATO-s është destabilizuese

Robertson: Mbajtja e Maqedonisë jashtë NATO-s është destabilizuese

21 tetor-
“Besoj se qytetarët e Maqedonisë janë kursyer nga gjakderdhja dhe mizoria që një luftë civile i mbart me vete duke falë mençurisë dhe kujdesit të liderëve të saj. Vetëm kjo është e mjaftueshme që t’i bëjë të mendohen kritikët. Erdhi koha të tejkalohet qorrsokaku. Erdhi koha për vendim”, rekomandon Xhorxh Robertson.

Të mbahet Maqedonia jashtë NATO-s është humbje e kotë e progresit të cilin e arriti shteti – dhe paraqet ndikim destabilizues të Ballkanit Perëndimor më gjerësisht, vlerëson ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Xhorxh Robertson.

Ai, është i bindur se pasi që Maqedonia i ka plotësuar standardet të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin e NATO-s, duhet të jetë pjesë e Aleancës.

Maqedonia, shton ai, mundet me të vërtetë të kontribuojë për sigurinë e Ballkanit, ndërsa përjashtimi nga NATO mund të ketë efekt të kundërt.

“Gjithmonë kam qenë kritik ndaj atyre që janë përgjegjës për veton ndaj Maqedonisë. Nuk është e drejtë dhe nuk është e arsyeshme t’i mohoen dobitë, por edhe obligimet një shteti të cilat dalin nga anëtarësimi në NATO, për shkak të asaj se emri i atij vendi i shkakton vështirësi një anëtari të Aleancës.

Unë vërtet dua ta shoh Maqedoninë në NATO, posaçërisht pas gjithë përpjekjeve dhe punës të bërë nga liderët e saj që të arrihen ndryshimet e nevojshme”, thotë në intervistë Robertson. Megjithatë, ai konsideron se Maqedonia, duhet të bëjë përpjekje që ta zgjidhë kontestin me Greqinë dhe të hapë perspektivën e saj. “Liderët e Maqedonisë duhet të kërkojnë kompromis për emrin e shtetit.

Me një kompromis të vogël, Maqedonia do të bëjë hap të madh drejt ardhmërisë. Për atë se a do shfrytëzohet emri FIROM apo ndonjë variant tjetër, duhet të ketë perspektivë më të gjerë.

E ardhmja e Maqedonisë në NATO dhe në BE është më e rëndësishme se detaji, se emri, se historia. Konsideroj se duhet të ketë negociata urgjente rreth dakordimit të emrit të shtetit tuaj.

Është koha që liderët e Maqedonisë dhe të Greqisë bashkarisht ta zgjidhin këtë problem”, thotë Robertson dhe shton se duhet t’i lejohet Maqedonisë ta zgjedhë emrin e saj, por ajo duhet të jetë fleksibile në këtë çështje.

I pyetur se a mund të inkuadrohet si ndërmjetësues në zgjidhjen e kësaj çështje, ish njeriu i parë i NATO-s thotë se nuk mund ta bëjë këtë,edhe pse, siç thekson në intervistë, ka vërtet ndjenja tepër pozitive për shtetin të cilin e ka ndihmuar t’i shmanget luftës civile para pothuajse dhjetë viteve.

“Besoj se qytetarët e Maqedonisë janë kursyer nga gjakderdhja dhe mizoria që një luftë civile i mbart me vete duke falë mençurisë dhe kujdesit të liderëve të saj. Vetëm kjo është e mjaftueshme që t’i bëjë të mendohen kritikët. Erdhi koha të tejkalohet qorrsokaku. Erdhi koha për vendim”, rekomandon Xhorxh Robertson.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *