Home / Sport / Ronaldinjo, “aromë” kombëtareje

Ronaldinjo, “aromë” kombëtareje

Me largimin e Karlos Dungës dhe marrjen e “Selesaos” nga trajneri Mano Menezes, për fantazistin e Milanit porta e kombëtares braziliane mund të hapet sërish.

Federata braziliane e Futbollit ka bërë me dije se tekniku Menezes nuk do të kthehet në atdhe nga Anglia pas miqësores së fituar 2-0 ndaj Ukrainës të hënën mbrëma, por do të qëndrojë në Evropë për të ndjekur nga afër disa futbollistë brazilianë. Midis të cilëve edhe asin e Milanit, Ronaldinjo.

Fantazisti kuqezi mungon në skuadrën përfaqësuese që prej prillit 2009 dhe do të ndiqet nga tekniku të shtunën mbrëma në “San Siro”, në përballjen Milan-Kievo. “Ishte planifikuar që të përfitonim nga rasti për ta kryer këtë punë të rëndësishme”, ka pohuar Mano Menezes në faqen zyrtare të federatës braziliane.

Përveç Dinjos, ai do të ketë rastin të vëzhdojë edhe të tjerë brazilianë në radhët e Milanit: Robinjo, Pato dhe Tiago Silva, të cilët janë tashmë pjesë e “Selesaos”. Dy ditë më pas, Menezes do të udhëtojë drejt Madridit për të ndjekur Real-Milan, ndërsa më 20 tetor do të jetë në “White Heart Lane” për sfidën e Ligës së Kampionëve mes Totenhemit dhe Interit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *