Home / Sport / Ronaldo: Do tërhiqem në fund të vitit 2011

Ronaldo: Do tërhiqem në fund të vitit 2011

Ish-ylli i Interit, Realit të Madridit dhe Barcelonës, dëshiron edhe një sforcim për fitimin e Kupës Libertadores para se të varë këpucët në gozhdë me Korinthiasin.

Ronaldo konfirmoi se ka caktuar një datë për tërheqjen nga futbolli: Fundin e vitit 2011. Deri atëherë ai shpreson të fitojë Kupën Libertadores.

“Mendimi im është të luaj deri në fund të vitit 2011, dhe pastaj ta mbyll karrierën. Do ta përfundoj këtu te Korinthians”.

“Ky vit ka qenë shumë i komplikuar për mua, në aspekt të dëmtimeve. Kam nevojë të rikthej dhembshurinë dhe dashurinë që përkrahësit e Korinthiansit kishin për mua. Të luaj edhe një vit do të jetë vështirë për trupin tim, por kam nevojë t’ua jap këtë fansave”, deklaroi Ronaldo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *