Home / Lajme / Maqedoni / SHKA Jehona e Malësisë së Sharrit në Peshkopi

SHKA Jehona e Malësisë së Sharrit në Peshkopi

13 tetor-
Sipas anëtarëve të kësaj në këtë festival do të paraqiten me një program të larmishëm të trevës së pollogut edhe atë, me rite, këngë, valle burrash dhe valle me motive të Pollogut.

Nga 29 deri më 30 tetor, qyteti i Peshkopisë, do të jetë nikoqir i shoqërive kulturo artistike nga mbarë trojet shqiptare në festivalin e njohur Oda Dibrane.

Me këtë rast, qyteti i Tetovës në këtë festival do të përfaqësohet nga Shoqëria Kulturo-Artistike Jehona e Malësisë së Sharrit.Kësaj shoqërie i është bërë ftesë që të marrë pjesë në kërë festival për të shpalosur folklorin e pasur të trevës së Pollogut.

Sipas anëtarëve të kësaj në këtë festival do të paraqiten me një program të larmishëm të trevës së pollogut edhe atë, me rite, këngë, valle burrash dhe valle me motive të Pollogut.

Pas këtij festivali, shoqëria Jehona e Malësisë së Sharrit, do të marrë pjesë në një festival në Bsonjë.

Ndryshe, Festivali Oda Dibrane ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi, Shqipëri dhe është kthyer tashme në një takim – tradite ku kjo e fundit pasqyrohej në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe alegorisë.Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “ Odës Shqiptare”.

Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor.

Në këtë festival paraqiten rite të lashta si dhe vegla karakteristike muzikore mbarëshqiptare.Në ditët e Festivalit zhvillohen gjithashtu edhe biseda të ndryshme, ekspozita fotografike me motive folklorike, ekspozite e arteve figurative te piktoreve dibranë, vizita në monumente të kulturës së zonës, etj.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *