Home / Sport / SHKËNDIJA, FITORE TË SIGURTË NDAJ PELISTERI

SHKËNDIJA, FITORE TË SIGURTË NDAJ PELISTERI

Pelisteri ballafaqohet me shumë probleme, por neve kjo gjë nuk na intereson. Neve na interesojnë vetëm tre pikë dhe mendoj se do t’i marrim sigurisht. Patjetër t’i fitojmë këto tre pikë, sepse e dijmë se pas asaj ndeshje na pret Teteksi, një derbi i madh, për të cilin duhet të përgatitemi mirë”, – deklaroi Ilir Elmazovski.

Java që lëmë pas ka qenë me shumë turbulenca për Shkëndijën e Tetovës, pas ngjarjeve që ndodhën në duelin me Napredokun në Kërçovë. Megjithatë deri sa kryesia e klubit merej me vendimet e FFM-së, futbollistët dhe stafi teknik, si profesionist të vërtetë në qetësi përgatiteshin për sfidën e rradhës. Shkëndija në Tetovë pret Pelisterin dhe në mendje të ‘kuq e zinjëve’ janë vetëm tre pikë. Të vetëdijshëm për potencialin e vetë, por edhe për problemet e kundërshtarit, shkëndijasit e shikojnë këtë sfidë si të gjithë sfidat tjera, duke mos nënçmuar ekipin nga Manastiri.
“Mirë, tani e dijmë se Pelisteri ballafaqohet me shumë probleme, por neve kjo gjë nuk na intereson. Unë kam biseduar me shokët e mij nga Manastiri, i dij problemet e tyre, por neve kjo nuk na intereson. Neve na interesojnë vetëm tre pikë dhe mendoj se do t’i marrim sigurisht. Patjetër t’i fitojmë këto tre pikë, sepse e dijmë se pas asaj ndeshje na pret Teteksi, një derbi i madh, për të cilin duhet të përgatitemi mirë”, – deklaroi Ilir Elmazovski.
Shkëndija në këtë përballje do të ballafaqohet me shumë mungesa për shkak të kartonëve të verdhë të disa futbollistëve. Derisa në ekip pas pauzës kthehet Berisha, është më se e sigurtë se Cuculi do mungojë për shkak të kartonit të kuq, Nikitoviq ka grumbulluar tre kartonë dhe nuk ka të drjetë të zgjedhë, ndërsa Ersen Sali dhe Ilir Elmazovski në takimin me Napredokun morën kartonin e tretë dhe duhet të pauzojnë në njërën prej dy ndeshjet e ardhshme. Megjithatë pas takimit me Pelisterin, Shkëndija ndeshet me Teteksin, ndeshje shumë më e vështirë, mirëpo sipas trajnerit Miha, ai do të jetë i detyruar të luajë ndonjërin prej futbollistëve me tre kartonë, dhe sipas të gjithë gjasave ai do të jetë Elmazovksi. Por ky vendim mundëson që mbrojtësi i djathtë i lindur në Manastir, të ndeshet me ish-skuadrën e tij. I pyetur nëse ndjen emocione para sfidës me klubin e tij amë, Elmazovski mohoi një gjë të tillë.
“Emocione…, unë kam luajtur shumë herë kundër Pelisterit kur isha në Vardar, kur isha në Bashkimi. Emocione…, s’kam shumë emocione, pasi futbolli është i këtillë një herë atje, njëherë atje”, – tha Elmazovski. Përveç Elmazovskit, edhe Gllavevski është futbollist i lindur në Manastir dhe që hapat e parë të futbollit i ka bërë në skuadrën e Pelisterit, prej ku para dy viteve erdhi në Shkëndijë. Para dy sezoneve kur Shkëndija dhe Pelsiteri u ndeshën në takimin e balotazhit për një vend në Ligën e Parë, Gllavevski me dy gola të shënuar ndihmoi Pelisterin të mund Shkëndijën 3:0. Menjhëherë pas asaj ndeshje sulmuesi kaloi në taborin e “kuq e zinjëve”, ndërsa tani shpreson që të jetë golashënuaes kundër ish-ekipit të tij.
Përballja Shkëndija-Pelisteri zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku ‘kuq e zinjtë’ kërkojnë fitore për të mbetur në pozitat e para të renditjes.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *