Home / Sport / Shkëndija lidere e tabelës

Shkëndija lidere e tabelës

Të dielën pas orës 17:00 Tetova u përfshi në festë të madhe, pasi në të gjithë anët shiheshin tifozë të veshur ‘kuq e zi’, me flamuj, fanella dhe shalla të ndryshëm. Të gjithë festonin fitoren e Shkëndijës përballë Skopjes, me të cilën skuadra tetovare merr kreun e tabelës. Gëzimi i madh nga pozita e parë, ka entuziazmuar ‘Ballistët’ të cilët shpresojnë se skuadra e tyre këtë vit mund të fitojë titullin e kampionit. Përveç futbollistëve të Shkëndijës që përsëri dhanë maksimumin, lëvdata të mëdha meritojnë “Ballistët” të cilët gjatë gjithë kohës ishin fenomenal në përkrahjen e ekipit, duke u bërë bukfalisht lojtari i 12-të i skuadrës. Por vlen të ceket se ata në këtë ndeshje kishin ndihmë të madhe edhe nga tribuna qëndrore, ku shpeshherë tifozët tjerë u bashkangjitheshin brohoritjeve, duke bërë që stadiumi të gjëmojë.

Shkëndija e Tetovës është lider i ri i renditjes tabelare në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll, pasi në ndeshjen e fundit të javës së 9-të me rezultatin minimal 1:0 mundi Skopjen. “Kuq e zinjtë” deri te fitorja erdhën më vështirë se sa pritej dhe gjërat në këtë drejtim i vështirsoi skuadra e Skopjes e cila në Tetovë kishte udhëtuar për mos pësuar disfatë dhe për këtë qëllim formacioni i tyre ishte shumë i mbyllur. Në kushte të tilla dhe në pamundësi për të shpërthyer ‘bukerin’ e miqve, futbollistët e Shkëndijës tentonin të shënojnë me goditje nga distanca, mirëpo pa mundur të gjejnë rrjetën kundërshtare. Miqtë nuk zgjidhnin mjete për të arritur të mbeten të pamposhtur dhe shtrirjet e tyre në teren u tepruan që në pjesën e parë, e cila u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë imazhe të njëjta në fushë, Shkëndija sulmonte me të gjithë forcat e saj, ndërsa Skopje me 10-të futbollist në mbrojtje tentonte të ruajë portën të paprekur. Dhe ata në këtë drejtim ishin shumë të suksesshëm, pasi rrjeta vazhdonte të qëndrojë e qetë, edhe pse Shkëndija kishte kaonsje të shumta. Në minutën e 51 Berisha goditi mbi portë pas harkimit të Nikitoviqit. 6-të minuta më vonë goditja e fortë e Cuculit u devijua nga Xhunejd Sali, ndërsa në minutën e 70-të Ersen Sali goditi mbi portë, pas harkimit të Cuculit. Rethi para portës mysafire ngushtohej gjithjnë e më shumë dhe në minutën e 74-të stadiumi i qytetit në Tetovë shpërtheu si një vullkan i vërtetë, kur pas një tollovie në zonën e Skopjes, Ersen Sali me goditje të fortë dhe precize shënoi golin e epërisë për Shkëndijën, që në fund u tregua të jetë gol i vlefshëm tre pikë. Pas më në fund thyen rezistencën e kundërshtarit, ‘kuq e zinjtë’ në vazhdim luanin më të lirë dhe kishin mundësi për të rritur avantazhin, mirëpo në fund ndeshja përfundoi me fitore minimale të Shkëndijës, 1:0 përballë Skopjes. Fishkëllima e fundit e referit kryesor Stojanov ishte shenjë për festë të madhe në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku rreth 7 000 tifozë festonin fitoren dhe duke përshëndetur liderin e ri të renditjes tabelarë ne Ligën e Parë, Shkëndijën. Fansat e tetovarë të lumturuar aq shumë nga fakti që skuadra e tyre pas 9-të javëve mban pozitën e parë, tani kanë rritur kërkesat e tyre, duke thirur vazhdimisht, “Shkëndija kampione”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *