Home / Sport / Shkëndija rrimer kreun e tabelës

Shkëndija rrimer kreun e tabelës

Shkëndija fitoi Pelisterin bindshëm 4-1, duke rimarrë kreun e tabelës të humbur një javë më parë pas barazimit me Napredokun në Kërçovë. “Kuq e zinjtë” ishin bindës ndaj Pelisterit, ndërsa përfituan nga humbja e Renovës 2:0 në fushë të Sileksit. Shkëndija tani kryeson tabelën me 21 pikë të tubuara. Në derbin e javës Metalurgu mundi Horizontin me rezultat 3:0

Shkëndija e Tetovës edhe përkundër mungesës së pesë futbollistëve standard me lojë bindëse dhe të sigurtë arriti të shkatërrojë Pelisterin me rezultat të lartë 4:1, duke marrë në këtë mënyrë mori udhëheqjen e renditjes tabelare në Ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. “Kuqezinjtë” prej fillimit ishin të vendosur për tre pikë përballë skuadrës nga Manastiri dhe vazhdimisht sulmonin portën e mysafirëve. Pas disa rasteve të humbura, në minutën e 16-të të takimit ishte Marjan Andonov ai që u tregua më syçelë para portës kundërshtare dhe shënoi për epërsi të vendasve. 17-të minuta më vonë pas assistit të bukur të Nuhiut, ishte përsëri Andonov ai që ngriti epërsinë e “kuq e zinjëve” në 2:0. Pak më vonë një top që dukej se pa problem do të pranohet nga portieri Zendeli, u prek me kokë nga Bilbilovski dhe përfundoi në rrjetë të Shkëndijës, për zbutje të rezultatit në 2:1. Ishte ky goli i parë që pranoi Shkëndija në fushë të vet në këtë sezon, por edhe ai nuk ishte pjesë e kundërshtarëve, por në fakt një autogol i Bilbilovskit, që kishte për qëllim të kthejë topin drejt portierit Zendeli. Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Edmond Miha, në lojë inkuadroi të riun Valmir Nafiun, i cili lojës së Shkëndijës i dha gjallëri plotësuese. Pikërisht Nafiu në minutën e 49-të, ishte i saktë para portës kundërshtare duke shënuar për 3:1. Dominimi i Shkëndijës vazhdoi edhe në minutat në vijim, kur vendasit kishin shumë mundësi për të shënuar, mirëpo goli i katërt erdhi në sekondat e fundit të takimit. Valmir Nafiu assistoi për mrekulli për Nuhiun, i cili me qetësi të madhe vendosi rezultatin përfundimtar Shkëndija – Pelisteri 4:1. Në ndeshjet tjera, ekipi i Metalurgut ka mundur Horizontin me rezultat 3:0 duke kaluar në pozitën e dytë në tabelë me 19-të pikë të tubuara, aq sa ka edhe Renova në pozitën e tretë, që u mund nga Sileksi 2:0. Bregallnica fitoi 1:0 përballë “Skopjes”, ndërsa Teteksi fitoi 2:1 Napredokun. Në ndeshjen e fundit të së dielës në derbin lokal që u zhvillua në stadiumin “Filipi i Dytë”, Rabotniçki mundi Vardarin me rezultat 3:0.

Rezultatet:
Metalurgu-Horizonti 3:0,
Sileksi – Renova 2:0,
Teteksi – Napredoku 2:1,
Bregallncia – Skopje 1:0,
Rabotniçki – Vardari 2:0
Shkëndija – Pelisteri 4:1

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *