Home / Sport / Shnajder-Iniesta, dueli për “Topin e artë”

Shnajder-Iniesta, dueli për “Topin e artë”

Sipas kompanive të basteve, “Topi i artë 2010” ka për të qenë një betejë mes Uezli Shnajderit të Interit dhe Andres Iniestës të Barcelonës.

Kompania e njohur Snai e kuoton fantazistin holandez të Interit me koeficientin 1,55, ndërkohë që rivali i tij te Barcelona, Iniesta, kuotohet me 2,75. Kandidatët e tjerë renditen dukshëm më prapa, duke filluar me katalanasin tjetër, Ksavi (koeficienti 6,00).

Pak mundësi edhe për Lionel Mesin, që kuotohet me 50,0. Madje argjentinasi qëndron pas bashkëkombasit Diego Milito dhe portierit spanjoll të Realit, Kasiljas. Po sipas bastexhinjve, pak mundësi ka edhe për Diego Forlanin dhe David Vilën, dy nga protagonistët e kampionatit botëror në Afrikën e Jugut. Të dy këta qëndrojnë në kuotën 15,0.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *