Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët e duan NATO-n dhe BE-në më shumë se maqedonasit

Shqiptarët e duan NATO-n dhe BE-në më shumë se maqedonasit

12 tetor-
Sipas përkatësisë etnike, 77,6 për qind e maqedonasve janë për hyrje në NATO ndërsa kundër, 13,4 për qind. Tek shqiptarët 92,6 për qind janë deklaruar se janë për hyrje në NATO, ndërsa 5,2 kundër. Mbi 81 për qind e komuniteteve tjera etnike janë për hyrje në NATO.

Sipas një ankete të realizuar nga Instituti “Dimitria Çupovski” mbi 81 për qind e qytetarëve të Maqedonisë e mbështesin hyrjen e vendit në NATO dhe Bashkim Evropian. Por, nga ana tjetër 72,7 për qind e tyre vlerësojnë se, Maqedonia nuk duhet ta ndryshojnë emrin kushtetues, si kusht për hyrje në NATO.

Nëse javën e ardhshme do të mbahej referendum për hyrje në NATO, ‘për’ do të deklaroheshin 81 për qind e qytetarëve ndërsa kundër do të ishin 11,3 për qind.

Sipas përkatësisë etnike, 77,6 për qind e maqedonasve janë për hyrje në NATO ndërsa kundër, 13,4 për qind. Tek shqiptarët 92,6 për qind janë deklaruar se janë për hyrje në NATO, ndërsa 5,2 kundër. Mbi 81 për qind e komuniteteve tjera etnike janë për hyrje në NATO.

Për hyrje në Bashkim Evropian janë deklaruar 81,5 për qind e popullsisë, kundër 11,9, ndërsa rreth 6,6 për qind nuk janë deklaruar lidhur me këtë pyetje.
Edhe në raport me hyrjen në BE, 92,2 për qind e shqiptarëve janë deklaruar ‘për’, përderisa tek maqedonasit kjo për qind-je arrin 77, 7 për qind. Anketa është realizuar me 1.100 të anketuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *