Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptarët nga Maqedonia se harrojnë kurrë Ramush Haradinajn

Shqiptarët nga Maqedonia se harrojnë kurrë Ramush Haradinajn

7 tetor-
“Ne do të jemi gjithmonë pranë jush, familjeve tuaja, pasi ju jeni ata të cilët e bëtë historinë e popullit shqiptar”, tha Bexheti.

Tetovë, – Në sheshin “Iliria” në Tetovë sonte është mbajtur tubimi solidarizues për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, që po mbahen në Tribunalin e Hagës.

Kryetari i OJQ “Realiteti”, Valon Bela tha para të pranishmëve se ky tubim është human pasi bëhet fjalë për ish-kryeministrin e Republikës së Kosovës që po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Ata janë njerëz të mëdhenj që nuk kursyen asgjë. Ata janë që dhanë të voglën dhe të madhen, të jashtmen dhe të brendshmen”, tha Bela.

Para të pranishmëve të shumtë ka folur edhe kryetari i Tetovës Sadi Bexheti, i cili mes tjerash theksoi se Ramush Haradinaj është ndër ata që bën historinë.
“Ne do të jemi gjithmonë pranë jush, familjeve tuaja, pasi ju jeni ata të cilët e bëtë historinë e popullit shqiptar”, tha Bexheti.

Në përkrahje të ish-kryeministrit të Kosovës dhe gjeneralit të UÇK-së janë tubuar mijëra qytetarë nga Tetova dhe qytete të tjera të Maqedonisë dhe Kosovës. Artistë të shumtë nga estrada shqiptare po performojnë duke bërë thirrje për drejtësi dhe solidarizim me figurën emblematike të Kosovës.

Tubimi ka hasur në përkrahjen e shumë partive politike, institucioneve fetare dhe studentore, që tubojnë shqiptarët, ndërsa është organizuar nga Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH), i dal nga 40 organizata joqeveritare në në Maqedoni. Para publikut tetovar kendeuan. Edona Llalloshi, Elita 5, Ramadan Krasniqi, Grupi Skillz, Drenusha Latifi, Afrim Muqiqi, Nusret Muqiqi, Big Mama etj

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *