Home / Lajme / Maqedoni / Shuhet agjencioni për nëpunës shtetëror, ingerencat i kalojnë MSHI-së

Shuhet agjencioni për nëpunës shtetëror, ingerencat i kalojnë MSHI-së

4 tetor-

“Aktualisht në ministrinë për shoqëri informative numri I të punësuarve është I vogël, diku 10 persona, me çrrastë me kalimin e këtyre ingerencave në këtë ministri do të ritet edhe puna, ku parashihet të punësohen edhe kuadro të ri, të cilët do të ketë për obligim edhe realizimin e këtyre ingerencave”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës I Qeverisë së RM-së

Në procedurë qeveritare janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për organizimin e organeve të administratës shtetërore, të cilat parashohin që të gjitha kompetencat rreth administratës publike dhe shtetërore të kalojnë në Ministrin për shoqëri informatike (MSHI). Me këto ndryshime sipas zëdhënësit qeveritar Muhamet Hoxha, ministria për shoqëri informatike do të quhet ministri për shoqëri informatike dhe administratë publike. Hoxha gjithashtu njofton se këto ndryshime pasi të marrin edhe bekimin e parlamentit do të fillojnë të zbatohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Me ndryshimet në fjalë shuhet Agjencia për nëpunës shtetëror.
“Kjo bëhet në kuadër të reformave që zbatohen, me qëllim të profesionalizimit dhe sigurimit të një administrate më efikase. Me këtë propozim ndryshimet e këtij ligji parashihet edhe shuarja e Agjencionit për nëpunës shtetëror. Ingerencat e agjencionit për nëpunës shtetëror do të kalojnë në ministrinë për shoqëri informative”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës I Qeverisë së RM-së.
Aktualisht në ministrinë për shoqëri informatike, numri i të punësuarve është tejet i vogël, derisa përfaqësimi i shqiptarëve në këtë dikaster është zero. Megjithatë zëdhënësi Hoxha, deklaroi për Alsat-M se ndryshimet parashohin edhe rritjen e numrit të të punësuarve në këtë ministri, gjithnjë sipas tij duke pasur parasysh edhe përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve.

“Aktualisht në ministrinë për shoqëri informative numri I të punësuarve është I vogël, diku 10 persona, me çrrastë me kalimin e këtyre ingerencave në këtë ministri do të ritet edhe puna, ku parashihet të punësohen edhe kuadro të ri, të cilët do të ketë për obligim edhe realizimin e këtyre ingerencave”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës I Qeverisë së RM-së

Qeveria me kërkesë të Komisionit Evropian, ka filluar riorganizimi i disa ministrive me atë që disa kompetenca nga njëri dikaster kalojnë tek tjetri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *