Home / Lajme / Maqedoni / Sipas Thaçit, lustrimi nuk do të thotë hakmarrje

Sipas Thaçit, lustrimi nuk do të thotë hakmarrje

5 tetor-
Më vjen shumë keq që insistohet me çdo kusht që të nxiren emra, me çdo kusht insistohet që ti mveshet ky process i njohur i historisë dhe bashkëpuntor të sigurimit sërb, jugosllav, maqedon, ti mvishet PDSH-së. Ne jemi korrekt në qasje të kësaj, për ne është e pakuptueshme si mundet BDI-ja dhe lideri i tyre, mos kenë kapacitet morale, që të bëjnë një pikë distancimi ndaj këtyre njerëzve që me të vërtetë kanë qenë bashkëpuntor të shërbimeve sekrete. Siguroisht edhe kjo do të bëhet shumë e qartë se pse lideri dhe të tjerët përreth nuk mund të disatcohen rreth kësaj”, deklaroi Thaci.

Protestat e LSDM-së kundër kësaj qeverie nuk do të përkrahen nga ana e PDSH-së.

Këtë e ka thënë kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me këto protesta. Sipas Thaçit, edhe pse opozita shqiptare dhe ajo maqedonase kanë pika të përbashkëta megjithatë deri sa shqiptarët trajtohen si qytetarë të rendit të dytë nuk do të ketë një bashkëpunim në këtë drejtim tha Thaçi.

Ndërkohë, lidhur me zhagitjen e procesit integrues Thaçi tha se koston do ta paguajnë vetë Maqedonasit.

Kreu i PDSH-së, tha se është një qasje e gabuar e qeverisë, kryeministrit, intelektualëve, politikanëve, opinionistëve, LSDM-së, opozitës tjetër, se do të arrijnë që të shfrytëzojnë shqiptarët si instrument për ti përmirësuar budallallëqet e tyre politike që ato të përshpejtojnë rrugën drejt NATO-së dh UE. Shqiptarët nuk kanë vend që të bëjnë veprime të pamatura politike vetëm për të shpëtuar rrugën e Maqedonasve, shtoi më tej Thaçi.

“Sa më shpejtë që do të zgjohen prej gjumi, për ta rrëzuar këtë politikë, kostoja do të jetë më e vogël, sa më shumë që do të zgjasë kjo politikë kostoja do të jetë më e madhe si në aspektin ekonomik si në aspektin politik dhe aspektin etnik.

Kjo politikë e Gruevskit, dhe VMRO-DPMNE-së, është definitivisht politika më antimaqedonase që është praktikuar në Maqedoni dhe kjo çon drejt zhbirjes edhe të fshirjes edhe të atij identiteti fragjil që e kanë maqedonasit. Sigurisht pas kësaj vijnë analiza tjera, pse, cilët janë arsyet, cilët janë qëllimet e zotit Gruevski, dhe VMRO-DPMNE-së, për ta zhbijë atë identitet”, deklaroi numri një i PDSH-së.

Ndërkaq, i pyetur për mos publikimin e emrave të bashkëpunotërëve të shërbimeve sekrete edhe përkundër paralajmërimeve të PDSH-së, kryetari I kesaj partie Menduh Thaçi, është përgjigjur se ka respekt ndaj tërë këtij procesi të ndjeshëm.

”Më vjen shumë keq që nuk kuptohet cka do të thotë procesi i lustrimit, nuk e kuptojnë se cka do të thotë bashkëpuntor të shërbimeve sekrete.

Edhe njëher përsëris se ata janë njerëz të cilët kanë punuar që të ketë mijëra shqiptarë të vrarë, mijëra shqiptarë të jenë të dënuar me burg, dhe shumë nëna të jenë pa djem, shumë gra të jenë pa burra dhe shumë fëmijë të jenë jetim.

Ky është bashkëpunëtor i shërbimit sekret.Çështja e dytë është se ne e kemi qasjen që ky proces të zhvillohet në rrjedhë normale dhe nuk është e vërtetë se qajsa jonë është te ketë hakmarrje. Qasja jonë është që të ketë pajtim, dhe nuk do të ketë pajtim pa u qartësuar përfundimisht këta pozocione dhe ata njerëz punën vetme që mund ta bëjnë është të largohen nga skena publike”, tha Thaçi.

Ai më tej vijoi se të gjithë ata që do të tentojnë ta përsëritin të njejtën do të jenë shumë më të kujdesshëm dhe do të kuptojnë se ajo herë kurdo do të del në shesh.

“Më vjen shumë keq që insistohet me çdo kusht që të nxiren emra, me çdo kusht insistohet që ti mveshet ky process i njohur i historisë dhe bashkëpuntor të sigurimit sërb, jugosllav, maqedon, ti mvishet PDSH-së.
Ne jemi korrekt në qasje të kësaj, për ne është e pakuptueshme si mundet BDI-ja dhe lideri i tyre, mos kenë kapacitet morale, që të bëjnë një pikë distancimi ndaj këtyre njerëzve që me të vërtetë kanë qenë bashkëpuntor të shërbimeve sekrete. Siguroisht edhe kjo do të bëhet shumë e qartë se pse lideri dhe të tjerët përreth nuk mund të disatcohen rreth kësaj”, deklaroi Thaci.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *