Home / Sport / Situata finansiare reflektohet në rezultatet e Dritës

Situata finansiare reflektohet në rezultatet e Dritës

“Kriza finansiare që ka kapluar ekipin është reflektuar edhe në paraqitjet në fushë, ku nuk mund të sjellim fitore. Pamundësia për të paguar disa futbollistë më me përvojë, kë bërë që të njëjtët të largohen nga ekipi, ndërsa ne tentojmë që ata t’i zëvendësojmë me futbollistë të rrinjë nga shkolla e futbollit të Dritës, si dhe nga rrethina. Në takimin me Novacin do të kërkojmë tre pikë, për të shënuar fitoren e parë pas një kohe të gjatë. Në përgjithsi edhe përkundër problemeve të fundit, mendoj se Drita do të arrijë të tekalojë këtë situatë dhe të paktën në fund të rradhitet në mesin e tabelës”, – tha mes tjerash trajneri i Dritës Jusuf Arifi.

Drita e Bogovinës ka hyrë në krizë rezultatesh dhe tani më disa ndeshje me rradhë nuk din për fitore. Skuadra që viteve të fundit gjithnjë gjendej në kreun e tabelës, tani është në pozitën e 10-të, me vetëm 9-të pikë të tubuara nga 9-të ndeshje të zhvilluara. Para disa javëve erdhi deri te ndryshimi i trajnerit, pasi Jeton Beqiri u zëvendësua me Jusuf Arifin, mirëpo edhe ky fakt nuk solli ndryshim në rezultatet. Trajneri i ri, Arifi, ende nuk ka shijuar fitoren me skuadrën e Dritës.
“Është evidente se gjendemi në krizë, pasi gjendemi në pjesën e poshtme të renditjes, ndërsa nuk po arrijmë të fitojmë. Kriza finansiare që ka kapluar ekipin është reflektuar edhe në paraqitjet në fushë, ku nuk mund të sjellim fitore. Pamundësia për të paguar disa futbollistë më me përvojë, kë bërë që të njëjtët të largohen nga ekipi, ndërsa ne tentojmë që ata t’i zëvendësojmë me futbollistë të rrinjë nga shkolla e futbollit të Dritës, si dhe nga rrethina”, – tha trajneri i bogovinasve Jusuf Arifi, i cili sqaroi shkaqet për krizën në skuadrën e Dritës.
“Në disa përballjet e fundit ekipi ka luajtur mirë dhe unë jam i kënaqur me këtë. Por duhet të pranojmë se përballë kishim kundërshtarë të fortë si Tikveshi, 11 Oktomvri, apo Ohri, të gjithë këto skuadra që kërkojnë kualifikim në Ligën e Parë, ndërsa ne luanim pa disa futbollistë cilësorë. Nga kjo nënkuptohet se ata për momentin janë shumë para neve si në aspektin organizativ, atë finansiar si dhe në fondin e futbollistëve kualitativ. Dhe pikërisht këtyre skuadrave ne treguam lojë të mirë, barazuam 1:1 me Tikveshin dhe Ohrin, ndërsa humbëm 3:0 në Prilep nga 11 Oktomvri, në një takim ku humbëm një penalti ndërsa kishim raste të mira për të shënuar. Prandaj mendoj se rezultati 3:0 nuk ishte pasqyrë reale e ngjarjeve në fushë. Pikërisht për këtë shkak unë jam optimist se ne në të ardhmen do të arrijmë të dalim nga kjo krizë e rezultatetve dhe së shpejti do të sjellim edhe fitore”, – u shpreh Arifi.
Megjithatë sipas teknikut të Dritës, skuadra punon maksimalisht në seancat stërvitore dhe kjo është një garancë për një të ardhme më të mirë.
“Nga ajo që shoh në stërvitje, mendoj se djelmoshat angazhohen në maksimum. Janë futbollistë të rrinjë, që s’kan luajtur më parë në këtë kategori, prandaj edhe nuk kanë vetëbesimin e duhur. Por me kalimin e kohës, mendoj se gjërat do të përmirësohen dhe gradualisht do të ngjitemi në tabelë”, – shtoi trajneri i bogovinasëve, duke folur në fund edhe për përballjen e rradhës, me Novacin në Bogovinë. “Në takimin me Novacin do të kërkojmë tre pikë, për të shënuar fitoren e parë pas një kohe të gjatë. Mendoj se suksesi në atë duel do të ngrinte moralin në ekip, ndërsa do tu jepte vetëbesim futbollistëve më të rrinjë. Edhe pse kemi disa mungesa të rëndësishme, mendoj se kemi kualitet për të mundur Novacin. Në përgjithsi edhe përkundër problemeve të fundit, mendoj se Drita do të arrijë të tekalojë këtë situatë dhe të paktën në fund të rradhitet në mesin e tabelës”, – përfundoi Jusuf Arifi, i cili ka mbetur pa shërbimet e Misajllovskit, Radevskit dhe Ismailit, ndërsa nga skuadra ka paralajmërime për të tjera largime.
Drita këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 10-të në Ligën e Dytë, do përballet me Novacin, takim nga i cili bogovinasit presin fitore të sigurtë.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *