Home / Sport / SJELLJA E FFM-së, PËRZEN SPONZORËT NGA FUTBOLLI

SJELLJA E FFM-së, PËRZEN SPONZORËT NGA FUTBOLLI

Pas vendimit të FFM-së për anulimin e ndeshjes së javës së 12-të mes Teteksit dhe Shkëndijës, drejtuesit e skuadrës ‘kuq e zi’ kanë dalë me një kumtesë në të cilën thuhet si vijon:

KUMTESË

Ne si kryesi e K.F. Shkëndija Tetovë jemi të irituar pamasë me Vendimin (Nr. 30.2-6385 të Datës 27.10.2010) të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetoves në të cilën thuhet se ndeshja kampionale e xhiros së 12-të nuk mund të luhet dhe se e njëjta duhet të anulohet.
Lindën pyejtja pse vallë xhdo herë para këtij derbi lokal shfaqen paralojra të ndryshme që janë kundër K.F. SHKËNDIJA dhe futbollit në përgjithësi. Të gjithë e dinë se brenda një viti, tri ndeshje kundër Teteksit anulohen për shkaqe banale.
Ky është skenar i rradhës i pregaditur nga K.F. Teteks të cilët për ti fshehur problemet e brendshme të tyre dhe nëpermjet intervenimeve politike mundohen tu ikin pasojave eventuale. Vendimi i marë nga ana e MPB-së sektori Tetovë, ditën e njëjtë demantohet nga vet zëdhëndsi i tyre, Marjan Josifovski i cili deklaron se policia ka marë të gjitha masat për të organizuar një ndeshje kampionale në Tetovë ndërsa vendimin e fundit për zhvillimin e ndeshjes e merr FFM-ja.
Nga ana tjetër FFM-ja na informoi se MPB-ja, sektori Tetovë, ka anuluar ndeshjen pa shpjeguar arsyetime.
Sot (e premte) kërkuam takim me kryeshefin e MPB-së Tetovë, për të marë arsyetime, mirëpo i njëjti na refuzoi dhe nëpërmjet një punojnjësi na përcolli përgjigje që ti drejtohemi FFM-së. Deklarata kontradiktore dhe të pakuptueshme. Si mundet që të investohet në futboll edhe atë në KF Shkëndja, ku sponsor kryesor është kompania austriake ‘Messi Group’, ndërsa në Maqedoni çdo kush mund të mer vendime në çdo kohë që dëmton futbollin dhe këto trazira largojnë investitorët e huaj si dhe ata vendas?
Ne si klub këtë çështje do ta luftojmë deri në fund dhe kërkojmë përgjegjësit e këtyre vendimeve të japin llogari, pasi ne si kryesi japim maksimumin për suksese të klubit tone dhe bëjmë investim të madh, ndërsa dikush brenda natës dëshiron që të na pengojë dhe të na shkatërojë atë.

Tetovë K.F. “SHKËNDIJA-Tetovë 29.10.2010

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *