Home / Sport / TETEKS-SHENDIJA:TIFOZËT DO TË HYNË NË STADIUM, POR PA TRANSPARENTA

TETEKS-SHENDIJA:TIFOZËT DO TË HYNË NË STADIUM, POR PA TRANSPARENTA

“Në asnjë mënyrë nuk do të mund të ndalen tifozët tanë të hyjnë në stadium. Ata nuk do mund të hyjnë me transparenta dhe gjëra tjera për tifo, por gjithsesi se si tifozë të thjeshtë do të mund të futen në stadium dhe pastaj askush nuk mund t’i pengojë të përkrahin klubin”, tha drejtori sportivi i ‘kuq e zinjve’, Besir Shaqiri.

Ndalesa e pranisë së tifozëve të Shkëndijës në ndeshjet si mysafirë kanë inicuar debate dhe paqartësi të mëdha në opinion, duke qenë skajshmërisht e pasigurtë nëse ata do të mund të përkrahin skuadrën në duelin me Teteksin. Megjithatë drejtori sportiv i Shkëndijës, Besir Shaqiri sqaron situatën, duke zbardhur cdo dyshim.
“Ne kemi biseduar me organet e FFM-së si dhe me policinë dhe është e qartë se ndalesa për hyrje të organizuar do të vlejë edhe në këtë përballje. Por në asnjë mënyrë nuk do të mund të ndalen tifozët tanë të hyjnë në stadium. Ata nuk do mund të hyjnë me transparenta dhe gjëra tjera për tifo, por gjithsesi se si tifozë të thjeshtë do të mund të futen në stadium dhe pastaj askush nuk mund t’i pengojë të përkrahin klubin. Shpresoj të jemi vetëdijsuar pas ngjarjeve të fundit dhe mos të lejojmë të biem pre e provokimeve të ndryshme. Ne si klub cdo ditë shënojmë rritje dhe paralel me skuadrën mendoj se ecin edhe tifozët. Prandaj apeloj te të gjithë që të kenë kujdes në cdo lëvizje, pasi ndoshta do të ketë provokime të ndryshme. Ne duam të luajmë futboll, aty ku mendoj se jemi më të fortë dhe me ndihmën e tifozëve tanë shpresoj të bëjmë një sezon të madh, ndërsa rëndësi të madhe do të kishte fitorja ndaj Teteksit”, – deklaroi Shaqiri.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *