Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Përmirësohet sinjalizimi për komunikacion

Tetovë:Përmirësohet sinjalizimi për komunikacion

5 tetor-
“Sa i përket sinjalizimit horizontal, deri tani është vendosur në bulevardet kryesore, ndërsa janë vendosur edhe njëqind shtylla për vendosje të sinjalizimit vertikal. E gjithë kjo bëhet në të mirë të qytetarëve dhe do të kontribuojë në rregullimin e komunikacionit në qytet”, tha Jonuzi.

Realizimi i projektit për vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe ndërhyrje për përmirësimin e sinjalizimit vertikal për komunikacion ka vazhduar me intensitet gjatë ditëve të kaluara.

Nga Seksioni për komunikacion i komunës së Tetovës njoftojnë se deri tani është bërë vendosja e sinjalizimit horizontal në bulevardet kryesore të qytetit. Pas përmirësimit të kushteve klimatike vendosja e sinjalizimit horizontal do të vazhdojë edhe në rrugët tjera në gjithë qytetin. Sinjalizimi horizontal është vendosur sipas të gjitha parametrave bashkëkohore, duke përfshirë edhe shenjat sinjalizuese për persona me aftësi të kufizuara.

Sipas udhëheqësit të Seksionit për komunikacion në komunën e Tetovës, Memet Jonuzi, deri tani janë realizuar 40% e punëve për vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe përmirësimin e atij vertikal në qytet.

“Sa i përket sinjalizimit horizontal, deri tani është vendosur në bulevardet kryesore, ndërsa janë vendosur edhe njëqind shtylla për vendosje të sinjalizimit vertikal. E gjithë kjo bëhet në të mirë të qytetarëve dhe do të kontribuojë në rregullimin e komunikacionit në qytet”, tha Jonuzi.

Gjithashtu, sipas tij po punohet edhe në rregullimin dhe vënien në funksion të të gjithë semaforëve në qytet. Vlera totale e këtij investimi kap shifrën prej 2 milionë denarë.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *