Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Prezantohet projekti ideor i bibliotekës dhe teatrit

Tetovë:Prezantohet projekti ideor i bibliotekës dhe teatrit

6 tetor-
“Ne si komunë përkrahim këto projekte mjaft të rëndësishme për krijimin e institucioneve dhe infrastrukturës së tyre dhe do të vazhdojmë këtë edhe në të ardhmen”, tha Bexheti.

Në Tetovë është prezantuar projekti për zgjidhjen ideore për ndërtimin e bibliotekës së qytetit dhe teatrit të Tetovës që duhet të ndërtohet prapa pallatit të kulturës. Projekti ideor i quajtur “Perde”, ka fituar çmimin e parë të cilët janë pjesë e subjektit juridik Arhing Group.

Prezantimi i projektit ka tubuar pjesëtarë të qeverisë dhe atij të pushtetit lokal edhe atë, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska-Milevska, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi, kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexheti, drejtori i qendrës për kulturë Haki Fazliu, drejtoresha e Bibliotekës Fitore Reshiti etj.

Në fjalimin e tij, para të pranishmëve kryetari I komunës së Tetovës Sadi Bexheti, tha se komuna e Tetovës mbështet këto projekte që kanë të bëjnë me kulturën dhe infrastrukturën e qytetit të Tetovës.

“Ne si komunë përkrahim këto projekte mjaft të rëndësishme për krijimin e institucioneve dhe infrastrukturës së tyre dhe do të vazhdojmë këtë edhe në të ardhmen”, tha Bexheti.

Ndërkaq, ministrja e Kulturës Kamçevska, tha se kjo është pjesë e traditës që ka krijuar edhe qeveria por edhe ministria e Kulturës që të prezantohen projektet të cilët do të realizohen.

”Ne si ministri do të japin maksimumin që të përkrahim ngritjen kulturore të institucioneve në Tetovë. Pasi të kryhen të gjitha procedurat për projektin kryesor do të vazhdohet me realizimin konkret të këtij projekti”, tha Kamçevska, e cila e pyetur se a janë siguruar mjete për këtë projekt, tha se mjetet janë paraparë me buxhet për këtë objekt.Ndërkaq, zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, tha se sot promovohet projekti ideor për dy institucione të rëndësishme.

“Edhe pse biblioteka e qytetit dhe tratri si institucione ekzistojnë me mjaft sukses në kuadër të qendrës për kulturë në Tetovë, megjitjatë objektet të veçanta nuk ekzistojnë. Kështu që puna e tyre realizohet me shumë ëvshtirësi dhe nuk mund të japin shërbime kualitative.
Nevoja për ndërtimin e këtij objekti është më se e nevojshme”, tha Ademi, i cili përsëriti investimet që janë bërë në qendrën e kulturës si në pullaz, dhe në rregullimin e pjesës hyrëse, skenës, hapësirave të koridorit dhe dyshemesë së pallatit.

Ndërkaq, drejtori i qendrës për kulturë Haki Fazliu, tha se, Tetova ka nevojë immediate për ngritjen e iniciativës për ndërtimin e një objekti të ri për teatrin dhe bibliotekën ndërkohë që këto dy institucione janë nën një kulm me qendrën e kulturës ku aktualisht nuk të arrihet një funskionim normal aq më pak ngitje të nivelit të veprimtarisë kulturore.
Në projektin ideor është paraparë që të ketë një hapësirë multifunksionale, administrate, leximorja, leximorja për fëmijë, galleria, foaje, auditorium, amfiteatri i hapur foaje-bibliotekë, foaje –teatër, dhoma mekanike salla e vogël, dhe parking për 109 vetura. Projektin e kanë pregatitur Besian Memeti, Betim Zeqiri, Beqir Ademi dhe Nikolla Strezovski.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *