Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi sërisht kryetar i PDK’së

Thaçi sërisht kryetar i PDK’së

24 tetor-
Kongresi i Pestë Zgjedhor i PDK-së ka konfirmuar në mënyrë unanime Kryetarin e tanishëm të partisë Hashim Thaçin edhe për një mandat të ri në krye të kësaj partie.

Kongresi i Pestë Zgjedhor i PDK-së ka konfirmuar në mënyrë unanime Kryetarin e tanishëm të partisë Hashim Thaçin edhe për një mandat të ri në krye të kësaj partie.

Pas marrjes së besimit për të parin e partisë, Thaçi ka akuzuar LDK-në për krizën institucionale, duke thënë se me rastin e marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese se Fatmir Sejdiu ka shkel Kushtetutën, ish-presidenti i vendit i kishte kërkuar Thaçit ta refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Thaçi ka theksuar ky ka qenë momenti që ka ardhur deri te prishja e koalicionit, ndërsa momenti tjetër ka qenë dalja e LDK-së nga institucionet në mënyrë tinëzare, duke lënë bosh ministritë.

Në zgjedhjen për kryetar partie, Hashim Thaçi nuk pati kundërkandidat.

Kongresi zgjedhor është konfirmuar Këshilli Drejtues, janë miratuar disa ndryshime të vogla në statutin e partisë, si dhe është miratuar raporti i punës ndërmjet dy kongreseve zgjedhore.

Thaçi: Kuvendi i pestë zgjedhor, kapitull i ri për PDK-në

Kuvendi i pestë zgjedhor paraqet kapitull të ri për partinë tonë, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për partnerët tanë ndërkombëtarë. Ky kuvend paraqet shpresën, besimin dhe vizionin tonë për të ardhmen, paraqet vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ky kuvend është besimi, vullneti dhe vullneti qytetar dhe i PDK-së për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së Hashim Thaçi në fjalën e tij në Kuvendin e pestë zgjedhor të PDK-së.

Ai ka theksuar se Kuvendi i Pestë zgjedhor i PDK-së është siguri dhe garanci për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *