Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Ahmeti e ka të qartë kush janë spiunët

Thaçi:Ahmeti e ka të qartë kush janë spiunët

9 tetor-
Kam lexuar gazetën edhe pse aty janë emrat e fshirë, unë, zoti Ahmeti dhe gjith shqiptarët e kanë të qartë se për kënd bisedohet. Njëri prej tyre, shkruan aty se, është i Kërçovës, është në pozicion të ministrit, prej të gjithë ministrave me duket se vetëm njëri është prej Kërcove. I dyti edhe pse janë fshi emrat, Dibra përmendet si vendlinja dhe përmendet mbrojtja teritoriale e ish ushtrisë së Jugosllavisë dhe gjithç është e qartë. Mendoj se kjo do të jetë shansa e fundit e komisionit që të tregoj se a është serioze a jo”, ka deklaruar të premten në Tetovë, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë një pres konference me gazetarë, në të cilën ai u falënderua anëtarëve të partisë dhe shqiptarëve që përkrahën tubimin e organizuar në përkrahje për lirimin e Ramush Haradinajt.

Pasi një javore maqedonase ka publikuar se në partinë e Ali Ahmetit, ka dy spiun që kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete sërbe.Ka mjaftuar kjo që lideri i opozitës shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, të jap edhe vlerësimet e tij duke kërkuar nga vetë kreu I BDI-së që të distancohet nga ato ndërsa, kërkoi që përgjigje të kërkohet nga vetë komisioni për lustrim dhe Ali Ahmeti.

“Mendoj se kjo pyetje duhet ti bëhet komisionit për lustrim, poashtu edhe zotit Ali Ahmetit ti. Kam lexuar gazetën edhe pse aty janë emrat e fshirë, unë, zoti Ahmeti dhe gjith shqiptarët e kanë të qartë se për kënd bisedohet.

Njëri prej tyre, shkruan aty se, është i Kërçovës, është në pozicion të ministrit, prej të gjithë ministrave me duket se vetëm njëri është prej Kërcove. I dyti edhe pse janë fshi emrat, Dibra përmendet si vendlinja dhe përmendet mbrojtja teritoriale e ish ushtrisë së Jugosllavisë dhe gjithç është e qartë.

Mendoj se kjo do të jetë shansa e fundit e komisionit që të tregoj se a është serioze a jo”, ka deklaruar të premten në Tetovë, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, gjatë një pres konference me gazetarë, në të cilën ai u falënderua anëtarëve të partisë dhe shqiptarëve që përkrahën tubimin e organizuar në përkrahje për lirimin e Ramush Haradinajt. “Jam këtu për tju falënderuar strukturës së PDSH-së, degëve dhe nëndegëv nga anëtarë e simpatizantë, të cilët ftesës sime publike dhe të PDSH-së, për mbështetje dhe përkrahje të tubimit të zotit Haradinaj ju përgjigjën pozitivisht dhe me energji.

Në të njejtën kohë i falënderoij të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh orientimet e tyre politike dhe partiake që e mbështetën këtë tubim.

Efektete pozitive të këtij tubimi në aspektin kombëtar do të shihen tash e tutje, për këtë jam plotësisht i sigurt”, tha Thaçi, i cili nuk ka fshehur se është i ngazëllyer nga përkrahja që është treguar ndaj Hardinajt, me të cilin ka raporte shumë të ngushta partiake.

Pas heqjes së vizave për qytetarët e Shqipërisë, Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi, ka thënë se bëhet fjalë për një hap kolosal. “Padyshim se është një hap kolosal i Shqipërisë dhe i gjith shqiptarëve. Pata mundësi që dje personalisht në emër të PDSH-së, t`ja uroj kryeministrit zotit Berisha këtë rezultat gjatë një kontakti telefonik. Sot do të bëj një përgëzim për zotin Berisha dhe qeverinë shqiptare. Shumë mirë dhe punët shkojnë sipas planit.

Shqiptarët e Maqedonisë nuk duhet t`i humbin shpresat për shkak se Shqipëria po shkon me kaq hapa të sigurtë përpara drejt një ardhmërie të sigurtë edhe ardhmëria jonë përkundër problemeve do të jetë e sigurtë”, ka deklaruar Thaçi, të premten në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *