Home / Lajme / Rajon / Topi beson në pjekurinë e klasës politike kosovare

Topi beson në pjekurinë e klasës politike kosovare

20 tetor-
Topi shprehu besimin që përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave është një domosdoshmëri që do të shmangte krijimin në Ballkan të “ishujve të izoluar” për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi u takua me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota, ndërsa me këtë rast kreu i shtetit shqiptarë konfirmoi qëndrimin se Shqipëria mbështet fuqimisht të gjitha përpjekjet e institucioneve kosovare për të realizuar reformat e nevojshme që do t’i mundësonin t’i bashkohet pjesës tjetër të rajonit në rrugën e integrimit evropian.

Topi shprehu besimin që përfshirja e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave është një domosdoshmëri që do të shmangte krijimin në Ballkan të “ishujve të izoluar” për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve.

Duke iu referuar situatës aktuale në Kosovë, presidenti Topi tha “ne besojmë në pjekurinë e klasës politike dhe të udhëheqjes kosovare për kapërcimin e sfidave të ndryshme, gjë, të cilën ajo e ka dëshmuar me mënyrën se si ka përballuar vështirësitë që nga dita e shpalljes së pavarësisë dhe nëpërmjet fitimit të një përvoje të pasur në drejtim të ruajtjes së stabilitetit politik në vend dhe të ngritjes dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura demokratike”.

Ndërsa, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota i shprehu mirënjohje presidentit të Republikës së Shqipërisë për gjithë rolin e tij dhe të institucioneve shqiptare në mbështetje të vazhdueshme e të gjithanshme të Kosovës.

Mujota, pasi bëri një përshkrim të hollësishëm e profesional të punës së bërë nga Ministria që ai drejton dhe rreth situatës më të fundit në Kosovë, ndau të njëjtin mendim me presidentin Topi se “kapërcimi i gjendjes së krijuar së fundmi në frymën e përcaktuar nga Kushtetuta është një provë për demokracinë, për shtetin dhe institucionet e Kosovës”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *