Home / Sport / Trazirat në Itali, reagon FSHF, FIFA dhe UEFA

Trazirat në Itali, reagon FSHF, FIFA dhe UEFA

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi dje për incidentin e së martës mbrëma në stadiumin e Xhenovas, ku huliganët serbë dogjën flamurin shqiptar dhe shkaktuan trazira para ndeshjes Itali-Serbi.

Përmes një njoftimi zyrtar, FSHF ka dënuar veprimet e dhunës së ultrasve serbë dhe e konsideron fyerje të rëndë të identitetit shqiptar djegien e flamurit kombëtar në stadiumin e Xhenovas. “Shprehim shqetësim për ngjarjen e djeshme në Itali ku huliganët serbë kryen akte të dhunshme. Djegia e flamurit shqiptar është e dënueshme. Ngjarja ka fyer rëndë dinjitetin tonë”, thuhet të reagimin e Federatës, ku përshendetet qëndrimi i Federatës Serbe të Futbollit në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Reagime kanë ardhur dhe nga Presidenti i FIFA-s, Sep Blater dhe i UEFA-s, Mishel Platini, të cilët kanë dënuar ashpër dhunën e huliganëve serbë në Xhenova gjatë ndeshjes së të martës mes Italisë e Serbisë. “Jam i tronditur nga pamjet në ndeshjen Itali-Serbi. Kam shumë kujtime të këqija që lidhen me dhunën në futboll. Pres rezultatet e hetimeve dhe vendimet e Disiplinës dhe kujtoj se UEFA ka tolerancë zero ndaj dhunës në stadiume”, tha presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *