Home / Sport / Tronditet Çelsi, Benajun 6 muaj jashtë

Tronditet Çelsi, Benajun 6 muaj jashtë

Mesfushori izraelit i Çelsit, Josi Benajun, ka pësuar një dëmtim të rëndë në tendinën e Akilit dhe duhet të qëndrojë gjashtë muaj jashtë fushe.

Benajun pësoi një dëmtim në kyç gjatë ndeshjes së kombëtares izraelite përballë Kroacisë. Klubi londinez bën të ditur se mesfushori do t’i nënshtrohet të hënën ndërhyrjes kirurgjikale të tendinën e Akilit, për të zvogëluar dëmet që ka shkaktuar dëmtimi i rëndë. Periudha e nevojshme për t’iu rikthyer fushës parashikohet gjashtë muaj.

Ky është një lajm i keq për trajnerin Karlo Ançeloti, pasi kampionët e Premier Ligës synojnë të luftojnë në tre fronte këtë sezon. Benajun i shtohet listës së të dëmtuarve, e cila përfshin brazilianin Aleks dhe sulmuesin afrikan Salomon Kalu. Probleme edhe për qendërmbrojtësi i ri, Xhefri Bruma.

Josi Benajun, 30 vjeç, iu bashkua klubit nga Londra gjatë merkatos së verës që shkoi për shumën e 5,5 milionë stërlinave nga Liverpuli, ndërkohë që në drejtim të kundërt lëvizi mesfushori Xho Kol me parametra zero.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *