Home / Lajme / Maqedoni / Tvkoha:79 përqind pro shtetësisë shqiptare

Tvkoha:79 përqind pro shtetësisë shqiptare

9 tetor-Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Sali Berisha me dekretin e presidentit Bamir Topi të përmbush premtimin e dhënë në vitet e 90-ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.Ueb faqja e televizionit koha shumë shpejt do të ketë edhe anketë tjetër për çështjet aktuale në vend.

79 përqind e vizitorëve të ueb faqes zytare të Televizionit Koha,www.tvkoha.tv, janë shprehur pro marrjes së shtetësisë shqiptare, në pyetjen nëse Republika e Shqipërisë miraton vendim me të cilën ëdo shqiptar që jeton jasht trojeve të saj mund të mer edhe shtetësinë shqiptare si shtetësi të dytë, Ju do të aplikoni ose Jo. 1045 vizitorë apo 79 përqind do të aplikonin për shtetësi shqiptare kundrejt 21 përqind që janë shprehur kundër apo 285 vizitorë.
Anketa tregon një interesim të madh të qytetarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të kenë shtetësinë e shtetit amë.

Ndryshe, kohë më parë një grup intelektualësh shqiptarë kanë kërkuar që kryeministri Berisha dhe presidenti Topi të lejojnë që shqiptarët e Maqedonisë të paijsen me shtetësi shqiptare, duke u thirur në një premtim të viteve të 90 që e kishte dhënë Berisha.

Një plan i tillë është zbatuar nga shtetet fqinje siç janë Maqedonia, Bullgaria, Serbia dhe vendet tjera ish-jugosllave. Partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk dëshirojnë të diskutojnë mbi këtë çështje, mirëpo ata theksojnë se vetë shteti shqiptarë duhet të vlerësojë se a duhet apo jo të krijohet mundësia nëpërmjet rrugëve konstitucionale, që të gjithë shqiptarët kudo që janë të pajisen me shtetësi shqiptare, pavarësisht se ata jetojnë në dy shtete apo më shumë shtete, por pajisja me shtetësinë shqiptare të bëhet sipas modelit të shtetësisë së dyfishtë, që lejohet nga shumë shtete.

Juristë dhe avokatë shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë që kryeministri Sali Berisha me dekretin e presidentit Bamir Topi të përmbush premtimin e dhënë në vitet e 90-ta, kur kishte pohuar se çdo shqiptar në botë është shtetas i Shqipërisë.Ueb faqja e televizionit koha shumë shpejt do të ketë edhe anketë tjetër për çështjet aktuale në vend.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *