Home / Lajme / Rajon / Vendim historik për Shqipërinë

Vendim historik për Shqipërinë

7 tetor-
Me shumicë votash u miratua në Parlamentin Evropian raporti i Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Rezoluta është miratuar me 538 vota pro, 47 kundër dhe 41 abstenim, çka përmbyll kështu edhe një votim tjetër të rëndësishëm për dy vendet ballkanike për heqjen përfundimtare të vizave afatshkurtra, raportojnë mediat në Shqipëri.

Për procesin e heqjes së vizave, vendimtare është mbledhja e ministrave të 8 nëntorit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi pas miratimit të Raportit për liberalizimin e vizave nga Parlamenti Evropian iu drejtua me një mesazh qytetarëve, duke e vlerësuar si vendim historik, që i hapë rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Presidenti i Shqipërisë me këtë rast falënderoi Parlamentin Evropian, ndërsa vlerësoi se në këtë stad historik për integrimin euroatlantik, Shqipëria ka nevojë për vepra konkrete politike, nisma konkrete ligjore anti-korrupsion dhe veprime konkrete të institucioneve përgjegjëse, për të dëshmuar se pushtetet kushtetuese që përfaqësojnë direkt apo indirekt qytetarët kanë moralin dhe tagrin e duhur profesional e qytetar për të ushtruar si duhet përgjegjësitë e tyre ligjore e kushtetuese.

“Jam këtu me cilësinë e Presidentit të Republikës për të shprehur edhe shqetësimin tim mbi disa zhvillime politike të kohëve të fundit, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me aktorët politikë, por me shtetin, demokracinë dhe interesat e publikut të gjerë dhe të qytetarëve. Siç bashkërisht kemi konstatuar, prej muajsh retorika politike në Shqipëri po dominohet nga akuza e kundërakuza midis politikanëve, zyrtarëve dhe medias. Aktorët politikë të përfshirë në këtë debat po furnizojnë çdo ditë publikun me dokumente dhe të dhëna të pretenduara për inkriminimin e palës tjetër”, u shpreh Topi.

Ai tha se vërtetësia e akuzave nuk është atribut i Presidentit dhe as i partive politike por është atribut vetëm i drejtësisë dhe organeve që parashikon Kushtetuta.

“Në këto rrethana, me përgjegjësinë e Presidentit të Republikës shpreh shqetësimin për këtë situatë dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve të shpejta, transparente dhe të besueshme. Unë përshëndes çdo deklaratë që nxit dhënien e drejtësisë dhe shpreh vullnet bashkëpunimi real me organet e ligjit”, u shpreh më tej Topi.

Më tej, në mesazhin drejtuar qytetarëve të Shqipërisë, presidenti Topi konfirmoi mbështetjen e mëtejshme ndaj Prokurorisë së Përgjithshme, Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe çdo institucioni tjetër kushtetues e ligjor që ka për detyrë mbrojtjen e ligjit dhe dhënien e drejtësisë.

“Shqipëria ndodhet në një fazë mjaft të rëndësishme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë interes vital kombëtar nuk mund të bëhet pengesë asnjë individ ose grup individësh, qofshin këta politikanë, zyrtarë apo përfaqësues të drejtësisë”, u shpreh ndër të tjera Topi.
Me shumicë votash u miratua në Parlamentin Evropian raporti i Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Rezoluta është miratuar me 538 vota pro, 47 kundër dhe 41 abstenim, çka përmbyll kështu edhe një votim tjetër të rëndësishëm për dy vendet ballkanike për heqjen përfundimtare të vizave afatshkurtra, raportojnë mediat në Shqipëri.

Për procesin e heqjes së vizave, vendimtare është mbledhja e ministrave të 8 nëntorit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *