Home / Lajme / Maqedoni / Vidhen dokumentet për viza të harxhilerëve

Vidhen dokumentet për viza të harxhilerëve

9 tetor-
”Me këtë rast ata nga karriget e pasme kanë marrë një çantë të zezë ku ka patur 29 dokumente udhëtimi, nga po aq persona, të cilëve është dashur t`ju nxjerrë viza për haxhilerë në Arabinë Saudite”, njofton SPB-ja e Tetovës.

49 vjeçari M.I nga Tetova, ka lajmëruar policinë se nga vetura tij, AUDI A4, janë vjedhur dokumentet persona të 29 personave të cilëve është dashur t`ju nxjerrë viza për udhëtim për në Arabi.
Sipas një raporti të policisë së Tetovës, ngjarja ka ndodhur në mes oreës 19.30 deri 20.30 minuta, kur persona të pajohur kanë kryer vjedhje të rëndë në veturën e tij, pasi kanë thyer dritaren e veturës, e parkuar në rrugën Nikolla Teslla, afër Eski Xhamisë.

”Me këtë rast ata nga karriget e pasme kanë marrë një çantë të zezë ku ka patur 29 dokumente udhëtimi, nga po aq persona, të cilëve është dashur t`ju nxjerrë viza për haxhilerë në Arabinë Saudite”, njofton SPB-ja e Tetovës.
Policia ka kryer hetime në venin e ngjarjes dhe punon në kapjen e autorëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *