Home / Sport / Xhenova, ultrasit serbë djegin flamurin shqiptar

Xhenova, ultrasit serbë djegin flamurin shqiptar

Tension dhe trazira në stadiumin “Marasi” të Xhenovas, ku ultrasit serbë janë përleshur me policinë italiane dhe kanë djegur flamurin shqiptar si shprehje kundër pavarësisë së Kosovës.

Mediat italiane raportojnë se përleshjet filluan para fillimit të ndeshjes Itali-Serbi për eliminatoret e Euro 2012, ku rreth 1600 tifozë serbë kërcënuan portierin e përfaqësueses Vladimir Stojkoviç dhe tentuan të sulmojnë me gurë e shishe autobusin e skuadrës. Portieri nuk pranoi të zbresë në fushën e lojës.

Por tërbimi i serbëve nuk përfundoi këtu, pasi dhjetë minuta nga fillimi i takimit, trazirat u transferuan në stadium. Ndeshja filloi me rreh 35 minuta vonesë, gjatë të cilave tifozët dogjën flamurin kombëtar shqiptar.

Edhe me fillimin e lojës, ka qenë e pamundur që policia të ndalë ultrasit nacionalistë, megjithë ndërhyrjen e futbollistëve serbë të cilët u përpoqën t’i qetësojnë. Përfundimisht ndeshja u ndërpre pas vetëm gjashtë minutash, megjithëse nua ana e UEFA-s nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Madje sipas mediave italiane, qëndrimi i institucionit më të lartë drejtues të futbollit evropian është në kufijtë e absurdit, pasi kjo e fundit ka këmbëngulur që ndeshja të vijojë të luhet.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *