Home / Lajme / Maqedoni / 160 persona vdiqën vjet në fatëkeqësi trafiku

160 persona vdiqën vjet në fatëkeqësi trafiku

21 nëntor-
Sipas statistikave botërore nga aksidentet rrugore, çdo ditë vdesin nga 3000 persona. Në bazë bazë vjetore nga aksidentet humbin jetën 1.3 milion njerëz, ndërsa mbi 50 milion persona mbeten të plagosur me pasoja në jetë.

160 viktima, është bilanci i aksidenteve rrugore të vitit të kaluar. Në ditën botërore për viktimat e trafikut rrugor, ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska tha se shkak i rritjes së aksidenteve në rrugët e Maqedonisë, kryesisht është pakujdesia e drejtuesve të automjeteve, shpejtësia e madhe dhe mosrespektimi i shenjave të komunikacionit. Sipas Jankullovskës, pikërisht rritja e aksidenteve ndikoi që policia mori mbi 250 mijë masa. Këtë vit, kjo shifër është tejkaluar.
“Vitin e kaluar kemi marrë mbi 250.000 masa, i cili me të vërtetë është një numër i lartë. Kuptohet varësisht nga struktura, masat janë të ndryshme. Këtë vit vërejmë dukurinë e njëjtë, çfarë nënkupton se ministria po i merr të gjitha masat, por megjithatë nuk është e mjaftueshme për tu përmirësuar kushtet”, thotë Gordana Jankullovska, ministre e MPB-së.
Ndërsa kryetari i Këshillit republikan për siguri rrugore Nikolla Angelovski, shprehet se deri në fund të vitit drejtuesit e automjeteve do të ndërgjegjësohen me tre videoklipe të cilat do të transmetohen nëpër media të ndryshme.
“Deri në fund të këtij viti, në të gjitha mediat do të emetojmë tre videoklipe. Njëri ka të bëje me dhënien e përparësisë për policinë në trafik, i dyti ka të bëjë me dhënien e përparësisë për ndihmën e shpejtë në trafik dhe i treti ka të bëjë me dhënien e përparësisë për zjarrfikësit”, njoftoi Nikolla Angelovski, kryetar i Këshillit republikan për siguri rrugore.
Sipas statistikave botërore nga aksidentet rrugore, çdo ditë vdesin nga 3000 persona. Në bazë bazë vjetore nga aksidentet humbin jetën 1.3 milion njerëz, ndërsa mbi 50 milion persona mbeten të plagosur me pasoja në jetë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *