Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: Funksionarët e BDI-së do të paraqiten në Gjykatë

Ademi: Funksionarët e BDI-së do të paraqiten në Gjykatë

11 nëntor-
në rast të procesit gjyqësor, funksionarët e paditur të BDI-së do të paraqiten në Gjykatë.

Zv/kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (MO) dhe Sekretari i BDI-së, Abdylaqim Ademi, i pyetur për dy paditë për shpifje të iniciuara nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka thënë se në rast të procesit gjyqësor, funksionarët e paditur të BDI-së do të paraqiten në Gjykatë.

Ai ka kërkuar që institucionet e shtetit të zbardhin këtë rast.

Ndryshe, ditë më parë, grupi i avokatëve të kryetarit të PDSH-së, paralajmëruan se ditëve në vijim do të ngrenë tre padi penale, prej të cilëve dy do të jenë për “shpifje” kundër funksionarëve të BDI-së dhe një do të jetë për anëtarin e Komisionit për lustrim, i cili, siç kanë njoftuar, ka vënë në rend të ditës për shqyrtim dokumentacionin e përgjimit dhe ndjekjes së Thaçit nga MPB-ja, që nga viti 1991 e deri më 2009, duke tentuar që të njëjtës t’i jepet karakter të dosjes së bashkëpunëtorit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *