Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Gruevski janë marrë vesh për regjistrimin

Ahmeti dhe Gruevski janë marrë vesh për regjistrimin

18 nëntor-
Në kumtesë më tej thuhet: “Se çka e shtiu BDI-në të bëjë këtë tradhti mbi interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni e dinë vetëm ata dhe VMRO-DPMNE-ja. E jona është t’i rikujtojmë se pasojat dhe përgjegjësia për dëmin qe po i bëjnë shqiptarëve bie vetëm mbi supet e tyre!”.

Demokracia e Re deklaron se, dy partitë kryesore në pushtet kanë marrëveshje për Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë në Maqedoni.

“Me aktin e sotëm në Komisionin për sistem politik ku deputetët e BDI-së bashkërisht me ata të VMRO-DPMNE-së tërhoqën amendamentet e tyre për pr/Ligjin për regjistrimin e popullsisë, u vërtetua teza e DR-së se BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë marrëveshje për këtë ligj i cili përjashton 1/3 e popullatës shqiptare në Maqedoni dhe pamundëson regjistrimin e diasporës shqiptare”, thuhet në kumtesën e DR-së.

Në kumtesë më tej thuhet: “Se çka e shtiu BDI-në të bëjë këtë tradhti mbi interesat kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni e dinë vetëm ata dhe VMRO-DPMNE-ja. E jona është t’i rikujtojmë se pasojat dhe përgjegjësia për dëmin qe po i bëjnë shqiptarëve bie vetëm mbi supet e tyre!”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *