Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti dhe Thaçi në polemikë për dosjet

Ahmeti dhe Thaçi në polemikë për dosjet

6 nëntor-
Thaçi paralajmëroi se nëse BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti nuk do të ngrenë padi penale ndaj tij, do të ngrejë vetë padi penale sepse sipas tij pa bazë akuzohet ai dhe partia e tij se qëndron pas dosjeve për ish funksionarët e BDI-së.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në një intervistë për portalin Zhurnal i bëri apel Partisë Demokratike Shqiptarë nëse qëndron pas veprimeve të fundit që të ndalojë siç thotë të merret me zbulimin e dosjeve pasi sipas tij shumë punë tjera për të cilat mund të konkurrohet në skenën politike.

Ahmeti theksoi se gjurmët çojnë drejt partisë së Thaçit, sepse motra e njeriut që i gjeti dosjet në oborr është deputete e PDSH-së, djali i tij është kryetar i Forumit të rinisë së PDSH-së, ndërsa njëri nga të afërmit e tij është kryetari i degës së Tetovës.

Ahmeti në intërvistën për Zhurnalin thotë “Ne nuk kemi fakte dhe argumente që mund të akuzojmë drejt për së drejti partinë e Thaçit, por gjurmët na çojnë andej.

Unë kisha thirrur të gjithë shqiptarët, kisha thirrur edhe PDSH-në, edhe z. Thaçin, që le të ndërtojnë një koncept, një program, le të konkurrojnë tek shqiptarët, por jo me gjëra të shpikura të cilat vërtet kanë pasojë, në radhë të parë tek familjet e të gjithë njerëzve të apostrofuar dhe të ofenduar”.

Por në intervistën për emisionin IMPAKT në TV ALB kreu i PDSH-së i bëri thirrje kreut të BDI-së, Ali Ahmeti të ngrejë padi penale dhe në gjyq të shihet se kush ka të drejtë.

“E keni dëgjuar edhe udhëheqësin e BDI-së që nuk thotë në mënyrë të drejtpërdrejt se këtë e ka bërë PDSH-ja dhe Menduh Thaçi dhe unë e thërras publikisht sonte që ta thotë këtë.

Nuk thotë sepse e din se do të ballafaqohet në gjyq, me mungesë të fakteve dhe argumenteve. Përdor një fjalor lakonik të tërthortë se kinse gjurmët çojnë të PDSH-ja, nuk bisedohet për gjurmë, por bisedohet për ujkun. Ujku është aty, sigurisht se ndihmën që e kërkojnë prej sigurimit të shtetit të Maqedonisë dhe të Serbisë mund të rezultojë pozitive që ata t’i ndihmojnë”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Thaçi paralajmëroi se nëse BDI-ja dhe lideri i saj Ali Ahmeti nuk do të ngrenë padi penale ndaj tij, do të ngrejë vetë padi penale sepse sipas tij pa bazë akuzohet ai dhe partia e tij se qëndron pas dosjeve për ish funksionarët e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *