Home / Lajme / Maqedoni / Alajdin Abazit i jepet titulli Honoris Causa

Alajdin Abazit i jepet titulli Honoris Causa

Tetovë, 19 nëntor
Zhvillimet në këtë periudhë janë të tilla, që mund të karakterizohen edhe si dramatike ngjashëm me ato të shekullit nëntëmbëdhjetë. Shoqëritë moderne karakterizohen me sofistikimet teknologjike, me shkallë të lartë të të ariturave dhe me mundësi të ëmdha për qytetarët në pikëpamje të mirëqenies materiale, mobilitetit dhe të ndikimit në jetën e tyre”, tha Abazi.

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të premten ish rektorit të këtij universiteti Alajdin Abazi, i është dhënë titulli doktor Honoris Causa.

Në fillim kësaj ceremonie, rektori I tanishëm I këtij universiteti Zamir Dika, tha se muaji nëntor është muaji më I ngjeshur me data të rëndësishme, pasi që sipas tij, sot fetsohet, dita e themelimit të UEJL-së, I ndahet titulli doktor Honoris Causa ish rektorit Alajdin Abazi, promovohet gjenerata e doktorëve të shkencave të cilët kanë doktoruar në UEJL brenda vitit akademik 2009/2010, si dhe festohet dita e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe që ishte rrjedhojë e Kongresit të Manastirit.

“Sot është viti I nëntë I bërjes realitet të UEJL-së, me një shtrirje që e bën atë institucion të mirëfilltë të arsimit të lartë, me mbi 7000 studentë në të tre ciklet e studimit dhe me rreth 5000 të diplomuar. Universiteti ynë disponon me një staf të kompletuar akademik nga vendi dhe rajoni.

Të gjitha të arriturat e këtij universiteti i dedikohen një njeriu e ai është ish rektori Alajdin Abazi”, tha rektori Dika.

Ndërkaq, pas marrjes së këtij titulli, Alajdin Abazi, ka mbajtur një ligjëratë me temën “Koha e sfidave dhe ndryshimeve të shpejta për universitetet”.

Sipas tij, shekulli njëzet, është karakteristikë dhe emërohet si revolucion akademik në arsimin e lartë duke shënuar një transformim të paparë.”Sot jemi në kohën e një procesi shumë dinamik.

Zhvillimet në këtë periudhë janë të tilla, që mund të karakterizohen edhe si dramatike ngjashëm me ato të shekullit nëntëmbëdhjetë. Shoqëritë moderne karakterizohen me sofistikimet teknologjike, me shkallë të lartë të të ariturave dhe me mundësi të ëmdha për qytetarët në pikëpamje të mirëqenies materiale, mobilitetit dhe të ndikimit në jetën e tyre”, tha Abazi.

Më pas në këtë ceremoni është promovuar edhe gjenerata e re e doktorave të shkëncës të cilët kanë doktoruar në UEJL.

Gjatë dhënies së titullit Doktor Honoris Causa, kanë marrë pjesë, zëvnedëskryeministri Abdilaqim Ademi, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere, kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, studentë dhe të tjerë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Armata e Maqedonisë shënon 25 vjetorin e formimit të saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj. Solemniteti qendror është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *