Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet Hisen Musliu. PDSh akuzon se BDI-ja qëndron prapa këtij arrestimi. BDI-ja mohon një gjë të tillë

Arrestohet Hisen Musliu. PDSh akuzon se BDI-ja qëndron prapa këtij arrestimi. BDI-ja mohon një gjë të tillë

23 nëntor-
Partia e Thaçit ka kërkuar lirimin e tij sa më të shpejtë, ndërsa arrestimin e tij e kanë cilësuar si një veprim antiligjor.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka reaguar sot ndaj arrestimit të ish-kryeshefit të policisë rajonale Tetovë – Gostivar, Hysen Musliu.

Partia e Thaçit ka kërkuar lirimin e tij sa më të shpejtë, ndërsa arrestimin e tij e kanë cilësuar si një veprim antiligjor.

Anëtari i Kryesisë Qëndrore, Imer Aliu, ka akuzuar BDI-në dhe Grupin punues të saj se qëndrojnë, siç e ka quajtur ai, kidnapimin e pensionistit Musliu.

“’Gupet punuese’ të BDI-së kur janë në pyetje vrasjet e shqiptarëve, kidnapimi dhe humbja pa asnjë gjurmë të shqiptarëve në bashkëpunim me hordhitë policore maqedonase janë të suksesshme dhe efikase. Pensionisti z. Hysen Musliu ka bërë vetëm një “krim” se, publikisht ka shprehur mendimin e tij lidhur me dokumentet që tregojnë qartë se Ali Ahmeti alias ALEKSANDAR ANTIÇ ka qenë dhe vazhdon të jetë bashkëpunëtor i SDB të Serbisë dhe puthadorë i Gruevskit”, ka akuzuar Imeri.

Ai, mes tjerash ka thënë se, nuk mund të merret si bazë për arrest, vetëm nëse në shtëpinë e dikujt gjenden dokumente të caktuara në formë elektronike.

“Edhe unë kam një USB dhe një laptop, edhe unë si 150 mijë shqiptarë në Maqedoni dhe nja 50 mijë shqiptar në diasporë i kanë dosjet e tyre në shtëpi-ju ftojmë publikisht hajdeni edhe te ne të bastisni dhe të kidnaponi mbase kur ti burgosni krejt shqiptarët ju këlyshë të Gruevskit përkohësisht do të rehatoheni”, ka thënë Imeri nga PDSH.

Ndërkohë, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë mohuar përfshirjen e tyre në aksionin e arrestimit të Musliut.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi hodhi poshtë akuzat për përfshirjen e partisë së tyre në arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të policisë sekrete, Hisen Musliu.

Ai theksoi se partia e tyre nuk qëndrojn pas arrestimit të Hisen Musliut, ish-funksionarë i Shërbimit sekret të Maqedonisë në kuadër të hetimeve për dosjet e ndërlidhura me emrat e zyrtarëve të BDI-së dhe kreut të saj, Ali Ahmeti. “Qëndrimi ynë që nga fillimi ishte se institucionet shtetërore duhet të pastrojnë deri në fund këtë aferë dhe andaj ju kisha sugjeruar që pyetjet e tilla ti parashtroni tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe gjyqësori”, theksoi Ademi, duke kërkuar që të mos keqpërdoret emri i partisë së tyre lidhur me këtë rast.

Mbrëmë nga njësitet speciale “Tigra”, është arrestuar Hisen Musliu, ish-funksionar i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Maqedonisë, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, pa dhënë detaje të tjera.

Musliu dyshohet se ka “falsifikuar” dosjet e dorëzuara deri tek Komisioni për verifikimin e fakteve, e që kanë të bëjnë me funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Ai kohë më parë ishte akuzuar nga deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, se qëndron pas dosjeve “MAMA”, “STRELAC”, “UJKA” dhe “IBAR”, gjë që hasi në reagimin e ashpër të Musliut, i cili paralajmëroi se do të ngrejë padi penale kundër deputetit të BDI-së.

Arrestimi i Musliut, ka ardhur pa ndonjë paralajmërim se për rastin “Dosjet” do të ngrehet procedurë hetimi.

Ndërkohë, mësohet se Musliu është piketuar nga Grupi i punës së BDI-së si autor i këtyre dosjeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *