Home / Lajme / Maqedoni / Artistët shqiptarë diskriminohen në prezantimin e kulturës në SHBA

Artistët shqiptarë diskriminohen në prezantimin e kulturës në SHBA

13 nëntor-
Asnjë artist shqiptarë nuk është përzgjedhur këtë vit nga ana e këtij dikasteri, ndërsa një artiste e komunitetit serb ka qenë njëra nga të përzgjedhurat për hapjen e një ekspozite personale në Qendrën Maqedonase Kulturore “Galeri” në Nju Jork.

Ministria e Kulturës e Maqedonisë edhe këtë vit ka disikriminuar shqiptarët në përfaqësimin dhe prezantimin e kulturës dhe artit të vendit në SHBA.

Asnjë artist shqiptarë nuk është përzgjedhur këtë vit nga ana e këtij dikasteri, ndërsa një artiste e komunitetit serb ka qenë njëra nga të përzgjedhurat për hapjen e një ekspozite personale në Qendrën Maqedonase Kulturore “Galeri” në Nju Jork.

Manifestimet për promovimin e kulturës së Maqedonisë në program kanë koncertin me pianistin Simon Trpçevski, ekspozitën e artit të piktores serbe Vana Urosheviç dhe solistin e xhazit Vladimir Çetkar, të cilët gjatë kësaj fundjave kanë shfaqur performancat dhe krijimet e tyre para publikut amerikane në Nju Jork dhe Uashington.

Trpçevski do të prezantohet me orkestrën simfonike të Baltimorit në sallën e njohur “Karnegi Holl” në Nju Jork. Piktorja Urosheviq do të prezantojë 90 punimet e saj në QMK “Galeri” në Nju Jork dhe solisti i xhazit Vladimir Çetkar po ashtu në Nju Jork.

Ministria e Kulturës për realizimin e këtij projekti ka ndarë miliona euro për artistët maqedonas. Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska nesër do të marrë pjesë në hapjen solemne të një koncerti me moton “Faleminderime për popullin amerikan nga populli maqedonas”, që mbahet në Uashington. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *