Home / Lajme / Maqedoni / Asnjë gjurmë e 13 vjeçarit të mbytur Pajtim Sula

Asnjë gjurmë e 13 vjeçarit të mbytur Pajtim Sula

24 nëntor-
Deri në ora 15.00, të gjitha kërkimet në përrua nga vendi i ngjarjes deri në derdhjen e përroit në Drinin e Zi, nuk dhanë rezultate të pritura. Dyshohet dhe supozohet me të drejtë se përroi i rrëmbyeshëm e ka çuar në lumin Drin, që për momentin është e pamundshme të bëhen kërkime nga banorët për shkak se edhe Drini është tepër i rrëpishëm dhe i turbullt.

Ekipet e shpëtimit sot nuk kanë zbuluar asnjë gjurmë për fëmijën e mbytur 13 vjeçar Pajtim Sula nga fshati Tatesh i Poshtëm i Strugës.

Banorët e fshatit Tatesh të Poshtëm, të ndihmuar edhe nga banorët e fshatrave tjera, kanë dalë në kërkim të djaloshit të mbytur dje në përroin e rrëmbyeshëm.

Kanë angazhuar edhe mekanizim për devijimin e përroit në drejtim të fushës, me qëllim që të ulet sasia e ujit në përrua, për ta kërkuar kufomën e djaloshit.

Deri në ora 15.00, të gjitha kërkimet në përrua nga vendi i ngjarjes deri në derdhjen e përroit në Drinin e Zi, nuk dhanë rezultate të pritura. Dyshohet dhe supozohet me të drejtë se përroi i rrëmbyeshëm e ka çuar në lumin Drin, që për momentin është e pamundshme të bëhen kërkime nga banorët për shkak se edhe Drini është tepër i rrëpishëm dhe i turbullt.

Pjesëtarët e policisë janë vazhdimisht të pranishëm në vendin e ngjarjes, aty ku zhvillohen kërkimet nga banorët e fshatit. Mirëpo, në vendin e ngjarjes dhe në kërkim të trupit të djaloshin nuk janë angazhuar as pjesëtarët e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim e as pjesëtarët e njësitit special të policisë, polombarët, për kërkime nënujore.

Në ndihmë u kanë ardhur edhe rojet e peshkatarëve të Klubit të peshkatarëve nga Llabunishti, të cilët me barkë kanë kontrolluar lumin Drin që nga afërsia e Liqenit të Glloboçicës e deri në vendin e ngjarjes- aty ku përroi derdhet në lumin Drin.

Sipas fjalëve të tyre, nuk kanë vërejtur asnjë gjurmë të trupit të djaloshit Pajtim Sula.

Kërkimet i vështirëson edhe koha që po mbretëron aktualisht në Strugë, e përcjellur me shi dhe temperature relativisht të ulëta. I riu nga fshati Tatesh i Poshtëm i Strugës i shoqëruar nga nëna e tij, nga niveli i lartë i ujit dhe vërshimet janë përmbysur në lumin e Thatë, së bashku me qerren me kali, me të cilën po udhëtonin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *