Home / Lajme / Rajon / Autobusi bie 100 m, 9 të vdekur, policia zbardh shkaqet

Autobusi bie 100 m, 9 të vdekur, policia zbardh shkaqet

9 nëntor-
olicia e Shtetit njoftoi mesditen e sotme se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te automjtetit nga ana e shoferit grek, ndersa perjashtoi si shkak perdorimin e alkolit, kushtet atmosferike apo shpejtesine e autobusit.

jë festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 9 persona, bënë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë. Policia e Shtetit njoftoi mesditen e sotme se shkak i aksidentit ka qene humbja e kontrollit te automjtetit nga ana e shoferit grek, ndersa perjashtoi si shkak perdorimin e alkolit, kushtet atmosferike apo shpejtesine e autobusit.

ORA 12.10-KATER SHTETAS NE GJENDJE TE RENDE

Nga te dhenat e Policise se Shtetti deri ne mesdite mesohet se 4 shtetas nga 41 te plagosur jane ne gjendje te rende per jeten, kurse te tjeter fale ndihmes se pare nuk rrezikojne jeten. “Ndërkohë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, përkatësisht: 1. Eduard Prenci, vjeç 29, nga Lushnja, 2. Petro Vangjeli, vjeç 61, Sarandë”.
Nderkohe janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit: Sebie Boksiu, vjeç 30, Luan Çela, vjeç 22 vjec.

ORA 12:00- POLICIA SHKAKU I AKSIDENTIT: SHOFERI GREK HUMBI KONTROLLIN
Policia e Shtetit në një konferencë për shtyp deklaroi sot se po janë kryer hetimet paraprake për aksidentitn e rëndë që u mori jetën 9 personave mbrëmjen e së hënës. Sipas Policisë, shkak ka qënë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit, Tomas Tsogas, por hetimet kanë përjashtuar faktin që shoferi të ketë qënë i dehur.
Lidhur me drejtuesin grek, policia thekson se ai ishte i pajisur me leje drejtimi prej 15 vjetësh.
“Po ashtu nga hetimet e kryera rezulton se drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit përkatëse dhe kishte një përvojë mbi 15 vjeçare pune në këtë kompani udhëtimi. Nga hetimet paraprake të grupit të specialistëve të ngritur për hetimin e kësaj ngjarje është konkluduar se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit të tij, shtetasit Tomas Tsogas”.

Po kështu u përjashtuan si shkak kushtet e këqia atsmoferike dhe gjendjenj teknike të autobusit.
Zëdhënesja Klejda Plangarica theksoi se kushtet teknike të autobusit, motori, gomat, marshet dhe frenat kanë qënë në gjendje shumë të mirë teknike që plotësonin parapmetrat e kërkuara. Policia thekson se gomat kanë qënë të padëmtuara dhe në momentet pas aksidentit. Në momentet e aksidentit thekson, Policia autobusi ka qënë duke ecur me 60 km në orë dhe ka qënë në vijë të drejtë.
“Matësi i shpëjtësisë (taksometri) ka rezultuar funksional dhe shpejtësia e lëvizjes së automjetit në momentin e ndodhjes së aksidentit ka qenë rreth 60 km orë, brenda normave të lejuara për këtë segment rrugor. Sistemi i frenimit ka rezultuar të jetë i rregullt. Gomat gjithashtu kanë rezultuar në gjendje të rregullt dhe të padëmtuara dhe pas aksidentit. Segmenti i rrugës ku ka ndodhur aksidenti është i vijëzuar dhe më një gjerësi rruge 6.4 m”., citoi Policia e Shtetit.

“Segmenti i rrugës ku ka ndodhur aksidenti është në një vijë të drejtë dhe në momentin e ndodhjes së aksidentit rezulton se mjeti ka lëvizur rreth 15 m me gomat e pjesës së djathtë jashtë karrexhatës (pjesës së asfaltuar) së rrugës. Në momentin e ndodhjes së aksidentit rezulton se lëvizja nuk ka qenë në kushtet e pamjes së kufizuar apo të një moti me reshje”.
Policia siguron se nga ana e grupit hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për këtë ngjarje me pyetjen e dëshmitarëve, të dëmtuar nga ky aksident.

AKSIDENTI, IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT

Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në afërsi të fshatit Ziaj të komunës së Fratarit, në rrethin e Mallakastrës. Mësohet se autobusi i kompanisë ALBTRANS me targa INB 9900, drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas, i cili ka humbur kontrollin e mjetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, efektivë të FNSH-së së Fierit dhe të Gjirokastrës, si dhe forcat e RENEA-s. Në vendngjarje u derguan dhe dy vinça për nxjerrjen nga gremina të autobusit, ndërsa ka nisur nxjerrja dhe transportimi i trupave të pajetë, si dhe i pasagjerëve që i mbijetuan vdekjes. Ndërsa pasagjerët e mbijetuar mbrëmë deklaruan se shkak i tragjedisë ishte shoferi grek, i cili gjatë gjithë rrugës i jepte shumë keq makinës. I mbijetuari nga Kavaja, 37-vjeçari Ervin Mema, i kontaktuar nga “NEWS24” në spitalin e Tepelenës, pohoi se shoferi Tomas Tsogas ka qenë nën efektet e pijes alkoolike. Ndërkohë, përfaqësues të Policisë së Shtetit u shprehën se po bëhen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Viktima e parë e raportuar që ka mbërritur në morgun e Tepelenës ishte Fredi Guma, 45 vjeç.
Nje viktime dhe te plagosur ende te paidentifikuar.
Për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës në Greqi dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, Eduard Prenci, 29 vjeç nga Lushnja dhe Petro Vangjeli, 61 vjeç nga Saranda.
Janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit Sebie Boksiu, 30 vjeç dhe Luan Çela, 22 vjeç.
Në spitalet e Gjirokastrës dhe Fierit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, gjendja e të cilëve nuk paraqet probleme për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.

Te plagosur
Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç
• Edlira Haldedaj, 27 vjeç
• Elisavda Haldedaj, 6 vjeç
• Armela Berisha, 24 vjeç
• Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç
• Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç
• Brunilda Halilaj, 16 vjeç
• Valbona Guma, 17 vjeç
• Boci Rina
• Daniela Papallaçi, 21 vjeç
• Eduart Premçi, 21 vjeç
• Ervin Mema, 34-vjeç

Te vdekur
Fredi Guma, 45 vjeç nga Frakull i Vogël, Lushnjë;
Manushaqe Bali, 33 vjeç nga Lushnja;
Refotaq Bashllari nga Tirana;
Dhurata Halilaj 45 vjeç nga Laçi;
Marjola Guma, 13 vjeç nga Fieri;
Nikollë Nina, 75 vjeç nga Durrësi;
Dallëndyshe Shuli nga Lushnja;
Aferdita Basha 40 vjeç nga Laçi
Karafil File, vjec 35, nga fshati Peshtan, Berat

E HENE 8 NENTOR
ORA 23:20- VASILI: TË PAKTËN 35 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaron se, “Ka mbaruar operacioni i shpëtimit dhe boshatisjes së autobusit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve. Janë të paktën 35 të plagosur. Janë vendosur shumica në spitalin e Fierit”,- thekson ministri.

ORA 23:10- PASHAI: ARRIN NE 8 NUMRI I VIKTIMAVE
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai deklaron se është mbyllur aksioni në terrenin e thyr, duke nxjerrë prej andej të gjithë pasagjerët. Sipas tij, “bilanci i viktimave shkon në 8, gjithsej në autobusi 49 persona”. Pashai: Autobusi ka bërë 4 rrotullime, shoferi fliste në telefon.

ORA 23:00- HOXHA: NË AUTOBUS KANË MBETUR EDHE 2 PERSONA
Sabire Hoxha, kryetare e komunës Fratar rreth orës 23:00 deklaron se në autobus kanë mbetur edhe dy persona, ende të panxjerrë. Sipas saj bilanci i viktimave vazhdon të jetë 6, por “mes të plagosurve ka shumë të rinj”.

Hoxha sqaron se “Vendi ku ndodhi aksidenti është 4 km larg Fratanit. Në vendngjarje vazhdon shiu, relievi është i vështirë. Punohet me barrela e litarë. Ndricimi bëhet me makineri dhe prozhektorë. Në autobus ka rreth 40-50 veta”, – sipas saj.

ORA 22:10- PASHAI: NË AUTOBUS 50 PERSONA
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai në një prononcim për News 24 deklaron se “nuk është rrugë me kthesa por rrugë e drejtë, jo e rrezikshme”. Ai sqaron se janë 6 të vdekurit nga aksidenti, ndërsa shton se aktualisht popunohet pë të kthyer autobuzin. Edhe pse deklaron për pasaktësi të numrit të njerzve në autobus, me përafërsi janë 50 persona.

ORA 21:35- NË SPITALIN E TEPELENËS 10 TË PLAGOSUR
Gazetarja e News 24, Eri Baco ka mbërritur në spitalin e Tepelenës nga ku njofton “për mbërritjen e 10 të plagosurve, një djalë i ri rreth të 25-tave është në gjendje kritike për jetën. 4 prej tyre në gjendje më të rëndë po nisen drejt Gjirokastrës për shërbim më të specializuar”,- sipas saj. Deklarohet se spitali i Tepelenës është në gadishmëri të plotë.

Tepelenë, publikohen emrat e të mbijetuarve: E mbijetuar Brunilda Halili 16 vjec, e mbijetuar Valbona Guma 17 vjec nga Fieri, i mbijetuar Boci Rina nga Lushjna, e mbijetuar, Danjela Papallaqi 34-vjec nga Gjirokastra, i mbijetuar Ervin Mema 34 vjec nga Kavaja, i mbijetuar Eduard Premci 21 vjec nga Lushnja, në gjendje kritike për jetën.

ORA 21:30- VIKTIMAT
Konfirmohet emri i viktimës së parë. Bëhet fjalë për shtetasin Fredi Guma, 41- vjec.

ORA 22:00- MINISTRI VASILI DREJT VENDNGJARJES: 15 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është nisur drejt vendit të ngjarjes. Në një komunikim për Neës 24 Vasili e quan ngjarjen “një tragjedi pasi aksidenti ka ndodhur në nje rrugë të vështirë ku edhe moti i keq ka ndikuar”. Sipas tij në spitalet e vendit aktualisht ka rreth “15 të pagosur, ku 3 ndodhen në gjendje të rëndë”.

Vasli sqaron se mosha mesatare e të plagosurve varion nga 30 në 40 vjec, ndërsa shton se në të gjitha spitalet e Fierit, Tepelenës e Gjirokastrës janë në gadishmëri të plotë për të pritur viktimat.

ORA 21:40- NUMËROHEN DERI NË 25 TË PLAGOSUR
Korrespondenti i News 24 Agron Llupi deklaron se terreni ku ka ndodhur aksidenti është tepër i vështirë dhe reshjet e shiut vazhdojnë ende. Sipas tij, autobusi është përmbysur dhe dyert e tij janë bllokuar. Kështu, për të nxjerrë viktimat autobusi po hapet nga lart. Liupi, deklaron se bëhet fjalë për 25 të plagosur dhe për 6 viktima.

ORA 21:00- POLICIA: 6 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR
Kur ka kaluar më shumë se një orë nga aksidenti tragjik, policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmon vdekjen e 6 pasagjerëve që udhëtonin në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, që drejtohej nga shtetasi grek Tomos Cergas. Sipas deklaratës së zëdhënëses së policisë Klejda Plangarica, 20 pasagjerë të tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe janë nisur drejt spitalit. Autobusi me targa INB 9900 ka rënë pranë fshatit Ziaj në aksin Fier-Tepelenë.

“Për menaxhimin e këtij aksidenti të rëndë dhe dhënien e ndihmës personave të dëmtuar, menjëherë janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Po ashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelenë. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është ngritur një grup pune, i cili po koordinon gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën 6 persona”,- deklaroi Plangarica.

Ndërkohë nga forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje, deri në këto momente është bërë e mundur që të nxirren nga autobusi 20 pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë pranë strukturave spitalore.

ORA 20:30- AUTOBUSI BIE NGA 100 METRA LARTESI
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga lartësia 100 metra në aksin Fier-Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Ziaj. Autobusi i rrëzuar është me targa greke, gjithashtu mësohet se edhe drejtuesi i tij është shtetas grek. Sipas policisë, dyshohet për gjashtë viktima në këtë aksident, ndërsa 20 pasagjerë të tjerë kanë shpëtuar.

Mësohet se aktualisht në vendngjarje ndodhen katër makina të policisë rrugore dhe një ambulancë. Në vendngjarje forca RENEA dhe FNSH e Fierit. Sipas të dhënave të policisë duket sikur autobusi është i përmbysur, por errësira dhe moti i keq vështirësojnë ndërhyrjen. Nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *