Home / Lajme / Maqedoni / Azili e bëri rezil Evropën

Azili e bëri rezil Evropën

8 nënto-
Turp për Evropën, turp për Brukselin. Turp për të gjithë ata përfaqësues të tyre që janë të akredituar në vendet tona dhe shesin ligjërata për do farë reforma apo më shkurt të them e njëjta retorikë dëgjohet çdo ditë nga ato. Injoranca e këtyre njerëzve të cilët kanë ngritur vetullat peshë, shkon edhe më larg. Qeveria e Belgjikës, ka marrë vendim që azilkërkuesit të mos strehohen në hotele dhe mos u japin atyre para që të kthehen, ndërsa si strehim do të përdoren kazermat ushtarake

Urim Hasipi
Sa injorantë të paskajshëm janë këta “evropianët” e sotëm. Me gjashtë mijë azilkërkues, e tërë Belgjika dhe e tërë Evropa është ngritur në këmbë. Ndodhi kiameti, na erdhën azilantët. Turpi i këtyre njerëzve të cilët thirren në një farë civilizimi nuk ka skaj, shkon aq larg sa ka krijuar edhe një top listë, me vendet nga të cilët shkojnë azilkërkuesit. Turp për Evropën, turp për Brukselin. Turp për të gjithë ata përfaqësues të tyre që janë të akredituar në vendet tona dhe shesin ligjërata për do farë reforma apo më shkurt të them e njëjta retorikë dëgjohet çdo ditë nga ato. Injoranca e këtyre njerëzve të cilët kanë ngritur vetullat peshë, shkon edhe më larg. Qeveria e Belgjikës, ka marrë vendim që azilkërkuesit të mos strehohen në hotele dhe mos u japin atyre para që të kthehen, ndërsa si strehim do të përdoren kazermat ushtarake. Asgjë nuk ka ndryshuar në Evropë, e kjo është barazi me Holokaustin e para 50 vjetëve. Azilkërkuesit në kampe ushtarake! Gjashtë mijë azilantë nga vende të ndryshme të botës, kanë ngritur aq bujë në Evropë vetëm prej 1 janarit e këndej. Paramendoni, nuk ka ngritur aq bujë, hyrja në Evropë e një Rumanie dhe Bullgarie, me miliona njerëz kurse fatale paska qenë 6 mijëshe nga mbarë bota. E pabesueshme por e vërtetë, Evropa përmes kësaj krize farse, apo lotëve krokodili, dëshiron që veten ta paraqesë ndryshe. Kanë gjetur vendin dhe bëjnë kuvendin këta burra evropian të cilët shtirren me një artificializëm të skajshëm për parime dhe respektim të të drejtave të njerëzve, kurse në parim janë vetë ata që thyejnë më shumë parime dhe shkelin të drejtat e njerëzve. Kthimi i azilkërkuresve
edhe atë në numër simbolik, tregon se Evropa është në kundërthënie të madhe me Ballkanin dhe është ajo që mban larg këta shtete me retorikë se kinse nuk janë plotësuar kushtet. Një milion procedura janë vendosur për shtetet e Ballkanit, një milion rekomandime, e një milion votime nga komisionet e parlamentit Evropian, nga vetë parlamenti, nga vetë Unioni. Një milion procedura janë vendosur për shtetet e Ballkanit, një milion rekomandime, e një milion votime nga komisionet e parlamentit Evropian,
nga vetë parlamenti, nga vetë Unioni. Një milion deklarata të cilët mbajnë në një “Status -Quo” shtetet e Ballkanit, apo në pozicion “As në tokë as në qiell”. Sikur të ishte e vërtetë e tërë kjo rrëmujë në Evropë për vetëm 6 mijë azilantë, që moti ata (evropianët) do të pezullonin regjimin e vizave për shtetet të cilëve ua kanë dhënë të drejtën e udhëtimit të lirë. Me miliona njerëz para heqjes së regjimit të vizave për disa vende, kanë udhëtuar ilegalisht, me dhjetëra e dhjetëra vite, përmes kufijve të Çekisë, Hungarisë e Austrisë, për të hyrë në Gjermani, Belgjikë, Danimarkë e Holandë, e kjo nuk ka qenë tragjike, kurse tragjike qenkan 6 mijë njerëz. Shtetet e Evropës me vendimet që merren këtyre viteve janë shndërruar në shtete më komuniste se sa kanë qenë vendet e ish BRSS dhe ish-Jugosllavisë. Edhe fëmija i djepit e kupton se edhe sikur krejt banorët e vendeve që s’janë pjesë e Evropës të transferohen në 28 shtetet e UE, nuk do të kishte asnjë problem. Të kthehen fëmijë dhe gra me autobus dhe të bësh politikë me ato, është parë vetëm në vitin 1999, kur Millosheviqi, dëbonte gra e fëmijë, pleq e plaka. Ja se si kanë deklaruar disa nga përfaqësuesit e Gjermanisë, për vetëm 250 shtetas të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar azil. “Në rast se do të rritet numri, Bashkimi Evropian duhet të shqyrtojë sërish procesin e liberalizimit të vizave, e cila ka hyrë
në fuqi vitin e kaluar”. Le të shqyrtojnë sa të duan liberalizimin e vizave, sepse ashtuashtu është banalizuar kjo dukuri nga vet evropianët sa që një udhëtim i tillë duket si në filmat “Mission Impossible”

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *