Home / Sport / Barcelona pa problem, Manchester Utd fitoi nga penalltia

Barcelona pa problem, Manchester Utd fitoi nga penalltia

Për futbollistët e Barcelonës pothuajse sikurse një stërvitje ka qenë ballafaqimi si udhëtues me Panathinaikosin, në ndeshjen e vlefshme të grupit D të Champions League. Barcelona shënoi fitore me rezultat të lartë 3:0.

Panathinaikos ka qenë rival i pa barabartë në ballafaqim me katalunas. Pedro Rodriguez ka qenë në formë të lart, i cili shënoi dy gola të rëndësishme dhe një tjetër e realizoi Lionel Messi i ashtuatuquajturi jashtëtokësor. Pedro Rodriguez ka shënuar në minutën e 27-të për shifrat 1:0, ndërsa Messi dyfishoi shifrat në 2:0 pikërisht në minutën e 63-të. Rodriguez ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshje dhe për epërsinë 3:0 në minutën e 69-të.

Rubin Kazan që është në grup me Barcelonën ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 në përballje me danezët, Copenhagen.

Në grupin A, Interi shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Twentes nga Holanda. Autor i golit ka qenë Cambiasso në minutën e 55-të.

Tottenham shkatërroi me rezultat 3:0 Werder Bremenin. Nga bremenasit ishte pritur më shumë, por hasën në mbrojtje të fuqishme të skuadrës rivale. Në grupin B, Schalke në pjesën e parë të ndeshjes kreu punën me Lyonin, duke e mundur me rezultat 3:0. Farfan shënoi gol në minutën e 14-të dhe pas gjashtë minutave epërsinë e shtoi Huntelaar. Futbollisti Huntelaar shënoi edhe golin e dytë në ndeshje pikërisht në minutën e 89-t për 3:0. Hapoel Tel Aviv mposhti me shifra 3:0 Benficën.

Në grupin C, Manchester United shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj Rangers-it. Fabio rrëzohet në minutën e 85-të dhe penallti. Rooney realizoi penalltinë në minutën e 87-të dhe 1:0 për United-in. United ka qenë si udhëtues dhe ka mbizotëruar tërë takimin, duke krijuar më shumë raste, por ia doli të shënoi golin e fitores vetëm nëpërmjet penalltisë.

Fitorja më bindëse në Champions League padyshim ka qenë e Valencisë, e cila mposhti turqit, Bursasporin, me shifra 6:1.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *