Home / Lajme / Maqedoni / BDI pyet:Kujt i konvenon bojkoti i rregjistrimit?

BDI pyet:Kujt i konvenon bojkoti i rregjistrimit?

14 nëntor-
Pikërisht bojkoti i procesit të regjistrimit do rezikojë të dëmtojë numrin real të popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe pikërisht duke bojkotuar rrezikojmë që të rritet përqindja e shqiptarëve që do mbesin jashtë numrit të vërtetë të popullsisë shqiptare në Maqedoni. Sot BDI, ka vetëm një pyetje publike.Vallë kujt i konvenon thirrja e këtillë për bojkotim të regjistrimit të shqiptarëve” tha zëdhënsja e BDI-së Ermira Memeti.

Bashkimi Demokratik për Integrim, duke komentuar protestën e Demokracisë së Re para parlamentit, vlerëson se nuk është interes i askujt që shqiptarët të mos rregjistrohen.

Zëdhënsja e BDI-së Ermira Mmeti, gjatë një pres konference me gazetarë të dielën në Tetovë, tha se me të vërtetë nëse nuk rregjistrohesh , nuk ekziston, prandaj BDI fton të gjithë qytetarët në veçanti shqiptarët që pozitivisht dhe në mënyrë afirmative t`i përgjigjen thirrjes për rregjistrim të popullsisë.

“Ne si parti bartëse e përgjegjësisë institucionale garantojmë dhe do punojmë maksimalisht për të garantuar se procesi i rregjistrimit nuk do të dëmtohet.

Nuk është interes i askujt që shqiptarët të mos regjistrohen.

Ne si parti do bëjmë gjithçka që procesi i regjistrimit të jetë sa më real , gjithëpërfshirës sepse këtë e garantojnë edhe standardet ndërkombëtare që ne i kemi inkoorporuar në propozimligjin për regjistrim”, deklaroi Memeti. Ajo më tej theksoi se bojkoti si mekanizëm nuk është mënyrë për të shprehur qëndrimin apo kërkesën politike.

“BDI shpreh keqardhje që një parti siç është DR e cila promovohet si parti moderne me vizione evropiane dhe me përcaktime për një shoqëri multietnike dhe gjithëpërfshirëse përdor metoda siç janë bojkoti, shantazhi apo opstruksioni si mënyrë për të shprehur pakënaqësi ndaj ndaj projekteve politike.

Pikërisht bojkoti i procesit të regjistrimit do rezikojë të dëmtojë numrin real të popullsisë shqiptare në Maqedoni dhe pikërisht duke bojkotuar rrezikojmë që të rritet përqindja e shqiptarëve që do mbesin jashtë numrit të vërtetë të popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Sot BDI, ka vetëm një pyetje publike.Vallë kujt i konvenon thirrja e këtillë për bojkotim të regjistrimit të shqiptarëve” tha zëdhënsja e BDI-së Ermira Memeti.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *