Home / Lajme / Maqedoni / BDI:Dosjet kundër të ardhmes evropiane

BDI:Dosjet kundër të ardhmes evropiane

3 nentor-
Konsiderojmë se të gjitha paraqitjet insinuatat dhe të pavërtetat lidhur me kryesinë e BDI-së vijnë nga qarqe të cilat rrezikojnë ardhmërinë e vendit dhe në të njëjtën kohë edhe integritetin politik të shqiptarëve në Maqedoni, në të njëjtën kohë mendojmë se e gjithë kjo ka pasoja serioze sa i përket stabilitetit në vend dhe rajon dhe ende më tepër në një kohë kur çështjet që kanë të bëjnë me NATON dhe BE do duhej të ishin prioriteti kryesorë” tha nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi.

Kryesia qendrore e BDI-së, të martën pasdite në Tetovë, ka mbajtur mbledhje kushtuar çështjes së dosjeve me ç’rast ka përshëndetur vendimin e komisionit i cili ka nxjerrë si të pavërteta dosjet ku akuzoheshin katër funksionarë të lartë të BDI-së se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav.

Deputetja e BDI-së Teuta Arifi, ka deklaruar se nga mbledhja do të dilet edhe me një përgjigje ndaj atyre që falsifikuan dosjet.

“Ngritja e padisë penale është gjithsesi një prej opsioneve duke pasur parasysh se çdo kush ka të drejtë të ngre padi penale nëse i cenohet integriteti personal moral e njerëzorë.

Konsiderojmë se të gjitha paraqitjet insinuatat dhe të pavërtetat lidhur me kryesinë e BDI-së vijnë nga qarqe të cilat rrezikojnë ardhmërinë e vendit dhe në të njëjtën kohë edhe integritetin politik të shqiptarëve në Maqedoni, në të njëjtën kohë mendojmë se e gjithë kjo ka pasoja serioze sa i përket stabilitetit në vend dhe rajon dhe ende më tepër në një kohë kur çështjet që kanë të bëjnë me NATON dhe BE do duhej të ishin prioriteti kryesorë” tha nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi.

E pyetur nga gazetarët për paralajmërimet për mbajtjen e protestave dhe rregjistrim paralel nga ana e shqiptarëve, Arifi, tha se BDI, është e gatshme të bisedojë për të gjitha pakënaqësitë.

“Gjithsesi si parti poltike ne do ti analizojmë të gjitha pakënaqësitë dhe do të mundohemi në kuadër të asaj të gjejmë një përgjigje sa më adekuate .

Me rëndësi është që rregjistrimi të jetë një proces dhe një operacion statistikor i cili do të jetë dhe i pranueshëm për të gjithë, dhe në qoftë se ka pakënaqësi gjithsesi se ne jemi të detyruar ato ti shfletojmë, ti analizojmë dhe të gjejmë në përgjigje për ato”, tha Arifi.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *