Home / Lajme / Maqedoni / BDK: Maqedonasit skenarë për regjistrimin e popullsisë

BDK: Maqedonasit skenarë për regjistrimin e popullsisë

5 nëntor-

“Prandaj edhe amendamenti i VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e diasporës shqiptare nga regjistrimi, është në funksion të politikës zyrtare, që sa më shumë të krijojë hapësirë për dominimin e maqedonasve”, thekson BDK që kryesohet nga Hysni Shaqiri.

BDK reagoi sot lidhur me propozimet e VMRO-DPMNE për anashkalimin e regjistrimit të diasporës shqiptare në regjistrimin e popullsisë të vitit të ardhshëm.

Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) vlerësoi se prapavija e politikës institucionale maqedonase ka për qëllim që të prekë shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit, siç është 20 për qindëshi si kategori kushtetuese për realizimin e të drejtave të shqiptarëve.

“Prandaj edhe amendamenti i VMRO-DPMNE-së për përjashtimin e diasporës shqiptare nga regjistrimi, është në funksion të politikës zyrtare, që sa më shumë të krijojë hapësirë për dominimin e maqedonasve”, thekson BDK që kryesohet nga Hysni Shaqiri.

Kjo parti sërish kërkoi unifikimin e faktorit politik shqiptar dhe nxjerrjen e një propozimi konkret për të penguar manipulimin me regjistrimin e popullsisë.

BDK-ja edhe një herë u apelon të gjithëve se vetëm me një qëndrim të koordinuar nga të gjithë shqiptarët në Maqedoni mund ta pengojmë këtë politikë e cila ka për qëllim që edhe kësaj radhe ti numëroj shqiptarët aq sa dëshiron, e jo sa është numri real.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *