Home / Sport / Berisha i kënaqur për golin e parë si ‘kuq e zi’

Berisha i kënaqur për golin e parë si ‘kuq e zi’

“Detyra jonë si mbrojtës është që të pengojmë sulmuesit kundërshtar të rrezikojnë portën tonë, mirëpo sigurisht që në raste të caktuara tentojmë të ndihmojmë sulmin. Unë shënova kundër Metalurgut dhe jam i lumtur për këtë fakt, megjithse më e rëndësishme është fitorja dhe sukseset e Shkëndijës”, – deklaroi mbrojtësi i Shëkndijës, Sadat Berisha.

Fitorja impresionuese e Shkëndijës përballë Metalurgut vazhdon të përflitet në rajonin e Tetovës, por edhe më gjërë, ndërsa ekipi po përgatitet për sfidën e rradhës, kundër Sileksit në Kratovë. “Kuq e zinjtë” këtë sezon mund të lavdrohen për mbrojtjen e jashtëzakonshme, e cila nga 15-të ndeshje ka pranuar vetëm 8-të gola, më pak në Ligën e Parë, së bashku me Renovën. Por edhe pse në taborin e Shkëndijës janë të kënaqur me paraqitjet e mbrojtësve në kryerjen e detyrave defanzive, ata japin ndihmë të madhe edhe në sulm. Të dielën Shkëndija fitoi Metalurgun 3:0, ndërsa autor i golit të parë ishte mbrojtësi qendror Sadat Berisha. Për 21 vjeçarin nga Shkupi ky ishte goli i parë në fanellën ‘kuq e zi’, por edhe në Ligën e Parë, pasi para dy sezoneve është regjistruar në listën e golashënuesëve, deri sa mbronte ngjyrat e Slloga Jugomagnatit në Ligën e Dytë.

“Detyra jonë si mbrojtës është që të pengojmë sulmuesit kundërshtar të rrezikojnë portën tonë, mirëpo sigurisht që në raste të caktuara tentojmë të ndihmojmë sulmin. Unë shënova kundër Metalurgut dhe jam i lumtur për këtë fakt, megjithse më e rëndësishme është fitorja dhe sukseset e Shkëndijës”, – u shpreh Berisha, duke folur për golin e tij të parë në elitën e futbollit vendor. Sipas tij ekipi ‘kuq e zi’ është në formë të mirë dhe synon të vazhdojë me rezultatet pozitive. “Ne jemi duke luajtur mirë dhe këtë e dëshmuam kundër Metalurgut. Mirëpo ajo ndeshje i takon të së kaluarës dhe tani përgatitemi për sfidën me Sileksin. Bëhet fjalë për ekip cilësor dhe të paprështatshëm, mirëpo apetitet tona janë tre pikë të reja nga kjo sfidë”, – përfundoi Berisha. Shkëndija gjatë javës është duke përgatitur formulë për suksesin e rradhës, kur të shtunën ‘kuq e zinjtë’ do të jenë mysafirë të Sileksit në Kratovë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *