Home / Lajme / Maqedoni / “BURIMET E SHARRIT” NË RAPSODINË SHQIPTARE

“BURIMET E SHARRIT” NË RAPSODINË SHQIPTARE

25 nëntor-
rapsodët e ansamblit “Burimet e sharrit”, vitin e kaluar nga ky festival u kthyen me Çmim të parë për ”Këngë më autoktone”.

Ditët e 26, 27 dhe 28 nëntorit të këtij viti, në Skenderaj të republikës së Kosovës do të jenë ditë festive mbarëkombëtare, pasi aty do të zhvillohet festivali i gjashtë mbarëkombëtar, “Rapsodia shqiptare” 2010, ku pritet të performojnë mbi 40 grupe folklorike për të fituar Kupën e festivalit si dhe mbi pesë grupe tjera jashtëkonkurencës që në fakt do t’i japin jehonë festave të nëntorit si, ngritja e flamurit në Krujë, Shpallja e pavarësisë në Vlorë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja në skenë e UÇK-së.

Ky festival i cili tradicionalisht mbahet për çdo vit në qytetin e Skenderajt të Republikës së kosovës, edhe kët vit e ka ftuar ansamblin “Burimet e sharrit”nga Tetova, për të marrë pjesë në kët eviniment të madh kulturor me përfshirje mbarëkombëtare, që njëherit i kushtohet “Nëntorëve të lavdisë”, ku pos grupeve nga Kosova, aty janë ftuar edhe rapsodë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i zi, Lugina e preshevës dhe diaspora shqiptare.Larmia e temave, syzheve, motiveve, stili i shprehjes dhe niveli i ndërtimit të këngës, sidomos të asaj folklorike me motive patriotike të kënduara dhe të trashëguara brez pas brezi, nga koha e Skënderbeut deri te lufta e UÇK-së, do të jenë karakteristikat e këtij festivali ku qëllimi kryesor, është: ruajtja, kultivimi dhe ngritja e vlerave patriotike të cilat në mënyrë dinjitoze shprehin parimet, vyrtitet dhe vlerat më universale njerëzore të aspiratave për liri, atdhedashuri, trimëri, besnikëri dhe dashuri për vatanin.

Sipas Zilfi Aliut, kryetar i shoqatës kulturore, “Burimet e sharrit”, rapsodët e këtij ansambli do të ken dy prezantime. I pari do të jetë në skenën e hapur të sheshit të qytetit të Skëderajt, kurse i dyti në mbrëmjen e 28 nëntorit pranë qendrës kulturore të Skenderajt që njëherit do të jet nata finale, ku edhe do të garohet për njërin nga çëmimet e lartëpërmendura.

Vlenë të theksohet se rapsodët e ansamblit “Burimet e sharrit”, vitin e kaluar nga ky festival u kthyen me Çmim të parë për ”Këngë më autoktone”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *