Home / Lajme / Maqedoni / Burrimet e Sharrit në Odën Dibrane

Burrimet e Sharrit në Odën Dibrane

1 nëntor-
Në këtë festival mori pjesë edhe Ansambli “Burimet e sharrit” nga Tetova, të cilët bënë një paraqitje mjaftë të suksesshme të traditave autoktone të “Odës tetovare”, përkatësisht të “Odës së malësisë së sharrit” me çka edhe fituan simpatitë dhe duartrokitjet e publikut të cilët e kishin stërmbush sallën e Qendrës kulturore.

-“Oda dibrane” ka pritur krahëhapur, ashtu siç di të pres sofra shqiptare miqtë e çmuar, ambasadorët e këngës, valles, riteve dhe lojrave popullore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i zi.

Dy netë me radhë në skenën e Pallatit të kulturës në Peshkopi u ngjitën më shumë se treqindë artistë pjesëmarrës të këtij festivali të cilët performuan para një numri të madh të spektatorëve, vlerat më të mirëfillta të folklorit dhe traditave shiptare të trevave që përfaqësonin grupet.

Në këtë festival mori pjesë edhe Ansambli “Burimet e sharrit” nga Tetova, të cilët bënë një paraqitje mjaftë të suksesshme të traditave autoktone të “Odës tetovare”, përkatësisht të “Odës së malësisë së sharrit” me çka edhe fituan simpatitë dhe duartrokitjet e publikut të cilët e kishin stërmbush sallën e Qendrës kulturore.

Programi i këtij ansambli me vlerat autoktone paraqiti pasurinë dhe gjallërinë kulturore me vlera të lashta tetovare të cilat shtuan laramaninë dhe cilësinë e vlerave burimore, shpirtërore dhe materiale që posedon ky ansambël.

Artistët e shkëlqyer të këtij ansambli me aktërimet e tyre të qëlluara, paraqitën një program me vlera edukuese dhe argëtues të gërshetuar me elemente rituale ku trajutuan probleme të ndryshme shoqërore dhe shprehje ndjenjash të personaliteteve të ndryshme.

Ata për mes lojrave dhe alegorive paraqitën një humor të hollë karakteristikë të malësorëve tanë, duke thumbuar dhe duke goditur të këqinjat që i bëjnë dhe i kanë bërë keqëbërësit.

Paraqitjet që prezantoi ky ansambël në skenë, treguan se “Odat” nuk kanë qenë vetëm mekanizëm që kanë prodhuar sjellje vendimesh të rëndësishme nga jeta e popullit, por aty u krijua edhe art, edhe shkencë, edhe filozofi me vlera të larta artistike të tabanit tonë kulturorë, me rrënjë historike duke afirmuar krenarinë dhe dinjitetin e shpirit tonë kombëtar të trashëguar nga lashtësia.

“Burimet e sharrit” u çmua lartë dhe la përshtypje për të gjitha paraqitjet skenale, por kësaj here, ata këtij ansambli, i ndanë çmim për këngën e “Gjylistanes”, këngë e cila edhe më parë ka fituar dy herë çmime nëpër festivalet tjera.(U.H)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *