Home / Lajme / Maqedoni / Dorëzohen në komisionin e dosjeve materiale tjera për liderin e BDI-së

Dorëzohen në komisionin e dosjeve materiale tjera për liderin e BDI-së

17 nëntor-
“Në këtë skenar është i përfshirë Ali Ahmeti. Kërkoj që të sqarohet ky rast për shkak se mbahen të pafajshëm në brug. Për disa ditë do të dorëzojmë edhe video materiale si dëshmi për përzierjen e Ahmeti , i cili kishte urdhëruar Lirim Jakupin që të grumbullojë 100 njerëz të armatosur”, theksoi Kadriu Dauti.

Materiale të reja të dosjeve që kanë të bëjnë me liderin e BDI-së, Ahmeti Ahmeti dhe Fazli Veliun janë dorëzuar sot pranë komisionit për lustrim.

Materialet e kopjuara kanë të dhëna të Ministrive të Brendshme të Kroacisë u dorëzuan nga Kadri Dauti nga fshati Brodec i Malësisë së Tetovës.

Sipas dokumenteve që thuhet se janë të Policisë kroate, kreu i BDI-së Ali Ahmeti në vitin 2007 autoriteteve maqedonase i kishte dorëzuar planin Brodec, në të cilin përshkruhej se në Malin Sharr në rajonin përreth Brodecit, Veshallës, Vicës dhe Tetovë po përgatitej kryengritje e shqiptarëve. Kontakti me policinë sekrete ishte familjari i tij Fazli Veliu, theksohet në këto të dhëna. Lidhja operative e shërbimeve sekrete kroate pas bisedës me Ahmetin, në materialin tejet sekret, thuhet se lideri i BDI-së ka thënë se e ka nën kontroll rajonin e Maqedonisë Perëndimore dhe se nën armë ka qindra njerëz dhe në çdo moment mund të ngrisë kryengritje të re.

“Në këtë skenar është i përfshirë Ali Ahmeti. Kërkoj që të sqarohet ky rast për shkak se mbahen të pafajshëm në brug. Për disa ditë do të dorëzojmë edhe video materiale si dëshmi për përzierjen e Ahmeti , i cili kishte urdhëruar Lirim Jakupin që të grumbullojë 100 njerëz të armatosur”, theksoi Kadriu Dauti.

Dokumentet e fotokopjuara i pranoi sot Komisioni për lustrimin dhe do të bëhet shqyrtimi i tyre.

Kadriu Dauti është familjar i njërit nga të burgosurit të rastit të Brodecit, i cili ndodhi më 7 nëntor të vitit 2007, me një sulm të njësiteve policore ndaj një grupi të armatosur, kur gjashtë persona u vranë, ndërsa u dënuan 13 banorë të tjerë me 192 burg, të akuzuar për vepra terroriste.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *