Home / Lajme / Maqedoni / Dosjet, Ahmeti: Për nxitje të konfliktit dhe vëllavrasjes

Dosjet, Ahmeti: Për nxitje të konfliktit dhe vëllavrasjes

27 nëntor-
“Le të përballemi me koncepte njerëzore, programe politike për t’i çuar proceset përpara. Të instalojmë vlera edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme”, ka shtuar kreu i BDI-së.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se ‘dosjet’ kanë për qëllim nxitjen e konfliktit dhe vëllavrasjes ndër vetë shqiptarët.

“Unë kam kërkuar që të veprojnë institucionet për këtë çështje; unë kam alarmuar komunitetin ndërkombëtar, sepse unë nuk kam dashur që këto çështje të zgjidhen në vetëgjyqësi, nuk kam dashur që të rebelohen njerëzit, nuk kam dashur vëllavrasje; dikush mund ta ketë dhe qëllimin aty që shqiptarët t’i fusë në një konflikt ndërshqiptar. Ne duhet të luftojmë me programe dhe me koncepte”, ka thënë ai.

Ahmeti sërish u ka bërë apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve, ndërsa ka kërkuar nga “Menduh Thaçi që të tërhiqet nga poshtërimet”

“Le të përballemi me koncepte njerëzore, programe politike për t’i çuar proceset përpara. Të instalojmë vlera edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme”, ka shtuar kreu i BDI-së.
(m.a/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *